Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


 

 A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%



Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet) Empty
MesazhTitulli: A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet)   A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet) Icon_minitimeSun Jul 18, 2010 1:25 am

Qofte se dine najkushe ne lidhje me Bektashinjet (Dervishet)lete pergjigjet por ju lutem pa ofendime
kete teme e qela vetem me shpres se do te dine dikushe ma shume informata me na dhanen
qe te Kemi njohuri ma shume per nje tarikat qe e kemi ne Kosove e njohuri skemi thuaja fare
ju pershendes me shpres se dikushe do te dije te na pergjigjet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%



Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet) Empty
MesazhTitulli: Re: A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet)   A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet) Icon_minitimeSun Jul 18, 2010 1:27 am

Ja une diqka gjeta ne lidhje me Bektashinjet ashte nje teme ku thote Si Lindi Bektashizmi.

Bektashizmi (sekt mistik i Fesë Islame) u-themelua nga Hunqar Haxhi Bektash Veliu. Haxhi Bektashi
bazat e këtij sekti i mori nga Misticizma islame, të adaptuara nga i Madhi Ali, i cili u-frymëzua nga Profeti
Muhammad (aleihi selatu ve salem).

Haxhi Bektashi lindi në Nisabur të Horasanit në Persi me 1248 pas Krishtit. Rridhte nga një familje e
madhe persiane, e cila në kohën e tij qeveriste një pjesë të gjerë të vendit.

Qysh në moshën e njomë, Haxhi Bektashi u-shqua për cilësi të rralla. I vinte keq për çdo gjë, ndihmonte
çdo njeri, falte çdo faj. U-pajis me një kulturë të gjerë dhe u-thellua sidomos në filozofi dhe mistikë.

Në moshën madhore, kur i ati i tij ndroi jetë, Haxhi Bektashi nuk pranoi të zinte vendin e mbetur zbrazët
si governator, vend i cili i përkiste si trashëgim. Dhe popullit, që i u lut t'a pranonte, Haxhi Bektashi i u
përgjegj me këto fjalë:
"Dashuria ndaj Zotit është për mua froni më i lartë."

Mendimet dhe këshillat e Haxhi Bektashit u-përhapen në shume vise. Që të gjithë ata që e vizitonin
mbeteshin të habitur nga zotësia e mrekullueshme e tij dhe i përunjeshin me respekt. Ai u-largua nga të
gjitha dhantitë e kësaj bote dhe kujtdo i predikonte pastrimin e vetvetes nga çdo e keqe.
Qëndroi i izoluar për shumë vjet në një falëtore, ku i lutej Zotit për mbarësinë e gjithë njerëzisë, si edhe
për faljen e gabimeve dhe të metave të saja. I lutej Zotit gjithashtu qe t'i ndriçonte njerëzit, t'i
frymëzonte me ndjenjat e dashurisë e të mirësisë dhe t'i zhvishte nga çdo ves, që kështu të fitonin me të
vërtetë emrin njeri.

Me në fund u-keshillua nga udhëheqësi shpirtëror i tij, Hoxha Ahmet Jeseviu, të shkonte në Anatoli që,
asikohe, quhej Biladi Rum, për të drejtuar njerëzinë në rrugën e mbarësisë e të përsosmërisë.

Para se të merrte rrugën per në Anatoli, Haxhi Bektashi vizitoi turbenë e të Madhit Ali në Nexhef të
Irakut; mauzeleumin e Profetit Muhammad në Medine; varret e Profetëvet Ibrahim, Davud e të tjerë në
Palestine, Damask dhe Alep. Shkoi gjithashtu në Mekkë për të plotësuar urdhërin e Haxhillëkut Islam,
pas të cilit mori titullin Haxhi.

Kur arriti ne Anatoli, fama e tij ishte përhapur mjaft. Me mijra veta i duallën perpara, gjatë udhëtimit,
për t'a përshëndetur me përunjesi dhe për të dëgjuar këshillat e tija morale. Më në fund u-vendos në
vendin e caktuar, në Suluxhe Karahujuk, i cili më vonë mori emrin Haxhi Bektash.

Atje arriti në vitin 1281, ku u-takua edhe me shumë mistikë të tjerë. Në fillim gjeti disa kundërshtime,
par me zotësi, urtësi dhe predikime morale mundi t'i kapërcejë pengesat dhe, më në fund, i u-përunjen
të gjithë me respekt.
Pas një viti, më 1282, Haxhi Bektashi themeloi të parën Teqe Bektashiane në botë. Në të njëjtën kohë
organizoi ceremonitë e shërbesave fetare dhe vuri në zbatim rregullat bektashiane, të cilat vazhdojnë
edhe sot në të gjitha Teqetë. Brënda në pak kohë numri i besnikëve bektashinj u-shtua në mijra e mijra
veta.

Bektashizmi u-përhap në gjithë Turqinë. Bashkë me Bektashizmin u-përhap edhe fama për Haxhi
Bektashin si shënjtor. Prandaj shumë veta dëshironin t'a vizitonin. Edhe mbreti i asaj kobe, Sulltan
Orhani, që u-informua mbi këtë njeri të madh, vendosi të shkojë t'a vizitojë per të marrë bekimet e tij.

Sulltan Orhani mbeti aq i prekur nga Haxhi Bektashi sa i tha:
"Burrë i vërtetë, fjala juaj më bëri aq përshtypje sa nuk më vjen mirë të largohem."

Haxhi Bektashi, me buzëqeshje dashamirësie, i u-përgjegj:
?Po te jesh shpirterisht me mua, edhe në Jemen të jesh, je pranë meje. Po të mos jesh shpirtërisht me
mua, edhe pranë meje të jesh, je në Jemen.?


PERHAPJA E BEKTASHIZMIT
Shumë vjet më vonë pas vendosjes së Haxhi Bektashit në krye të Teqesë së tij, Sulltan Orhani i Turqisë
filloi të bëjë një organizim ushtarak të ri. Kur u-organizua kjo ushtri e re më 1330, u-bë një ceremoni
madhështore, në të cilën u-ftua posaçërisht edhe Haxhi Bektashi.

Me dëshirën e Sulltan Orhanit, Haxhi Bektashi bëri bekimin e kësaj ushtrie dhe vuri mbi kryet e një
ushtari, që ndodhej në rrjeshtin e parë, një farë kallpaku prej leshi, i cili mbeti si simbol i shenjtë, gjer në
fund, per ushtrinë e re.

Si mori fund ceremonia e bekimit, Haxhi Bektashi i u-drejtua Sulltan Orhanit dhe i tha:
?Kjo fuqi e krijuar nga ju do të quhet Jeniçere. Fytyrat e këtyre ushtarëve do të jenë të bardha e të
ndritura. Krahët e tyre do të jenë të fortë. Shpatat dhe shigjetat e tyre do të jenë të mprehta. Kjo ushtri
do të shkojë mbarë në luftë dhe nuk do të largohet kurrë nga fusha e betejës veçse si fitimtare.?

Fjala Jeniçer është persishte dhe do të thotë ushtar i ri. Me anën e Jeniçerëve, që ishin ajka e ushtrisë
turke, Perandoria Otomane korri suksese të mëdha e të vazhduara. Ishte pikërisht ushtria jeniçere (e
cila u-quajt me tepër ushtri bektashiane se kombëtare) ajo që dha ndihmën me të madhe në zaptimin e
Stambollit dhe të vendeve të tjera. Ishte gjithashtu ushtria jeniçere ajo që arriti e para dy herë përpara
portave të Vjenës, me 1529 dhe 1532, me Sulltan Sulej- manin në krye.

Prapa kësaj ushtrie shkonin edhe misjonarët bektashinj, të cilet u-përhapën në vise të ndryshme, ku
këshillonin ushtarët të silleshin në menyrë të urtë e të njerëzishme me popullin. Kështu Bektashizmi
mundi të përhapej jo vetëm në Anatoli dhe në Azinë e Vogël, por edhe në Ballkan dhe në Afrikë.

Haxhi Bektashi jetoi 93 vjeç dhe ndroi jetë më 1341 pas Krishtit. U-varros me një ceremoni madhështore
në Teqenë e madhe që mban emrin e tij. Porosia e tij e fundit për besnikët bektashinj ishte kjo:
"Në ikim, por misjoni i ynë mbetet gjithnjë i gjallë dhe i pavdekshem."

Edhe kur ndroi jetë ky burrë i madh, misjonarët bektashinj nuk e humbën aspak, par e vazhduan rrugën
e tyre me zell e guxim. Dhe, pas Haxhi Bektashit, drejtimi i Teqesë kaloi në duart e Fisi Çelebi. I pari i
këtij fisi që zuri vendin e Haxhi Bektashit ishte Hizir Lalaji. Por nga pasardhësit e Haxhi Bektashit, ai që
u-shqua si organizator dhe reformator i Bektashizmit ishte Ballëm Sulltani, edhe ky nga Fisi Çelebi.

Të tjerë misionarë të mëdhenj, që vlejnë të përmenden këtu, kanë qënë: Seid Ali Sulltani, që e ka pasur
qendrën në Dimotekë të Bullgarisë; Abdall Musa Sulltani, që e ka pasur qendrën në Anatolinë Lindore;
Kajgusuz Sulltani, që e ka pasur qendrën në Kajro të Egjyptit; Virani Sulltani, që e ka pasur qendrën në
Irak, atje ku ndodhet turbeja e të Madhit Ali; Abdul Mumin Dedeja, myrshidi i Fuzuli Sulltanit, që e ka
pasur qendrën në Qerbela, në vend in ku ra dëshmor Imam Hysenji; Durballi Sulltani, që e ka pasur
qendrën në Thesali të Greqisë; Gjyl Babaj, që e ka pasur qendrën në Budapest; dhe Shah Kulli Sulltani,
që e ka pasur qendrën në Stamboll.

Asikohe Bektashizmi ishte organizuar në një menyrë të përsosur dhe ndahej ne gjashtë qendra kryesore,
të cilat ishin:
1. Qendra e Haxhi Bektashit, që përmblidhte pjesën e Anatolisë Qendrore e Perëndimore;
2. Qendra e Abdall Musajt, që përmblidhte pjeset e tjera të Anatolisë;
3. Qendra e Seid Ali Sulltanit në Dimotekë, që përmblidhte gjithë Ballkanin;
4. Qendra e Abdul Mumin Dedesë në Qerbela, që përmblidhte një pjesë të madhe të Arabisë e të Persisë;
5. Qendra e Virani Sulltanit në Irak, që përmblidhte vendet e Lindjes së Mesme;
6. Qendra e Shah Kulli Sulltanit në Stamboll, që përmblidhte viset gjatë bregut të Detit të Zi.

Nga këto, ajo që shquhe.i me shumë ishte qendra e Seid Ali Sulltanit ne Dimotekë. Kjo qendër shquhej si
nga pikëpamja e veprimtarisë fetare, ashtu dhe nga pikëpamja e veprimtarisë kulturore.

Qendra e Dimotekës ka qënë djepi i kulturës bektashiane, nga e cila dilnin çdo vit katërqind dervishë që
shpërndaheshin në çdo anë. Të gjithë gjyshërit e mëdhenj të Bektashizmit, si Ak Abdullah Dedeja,
Vahdeti Dedeja e të tjerë duallën nga kolegji i dëgjuar i Bektashizmit në Dimotekë. Andej duallën
gjithashtu edhe shumë filozofë, shkrimtarë e vjershëtorë të mëdhenj, si Nesimiu, Viraniu, Mithaliu,
Mustafa Fatih Babaj, Fuzuliu, Ashik Jonuzi, Turabiu, Eshref Rumiu e të tjerë.

Veprat e këtyre njerëzve të mëdhenj u-përhapën jo vetëm në qendra kryesore, par edhe në Teqetë më
të vogla dhe lexoheshin jo vetëm nga klerikët, por edhe nga populli. Gjuha e këtyre veprave (të shkruara
në baza mistike) ishte e thjeshtë dhe e ëmbël. Për këtë aresye u-çmuan dhe u-kuptuan me lehtçsi nga
lexonjçsit. Në këtë menyrë, simpathia ndaj Teqevet u-shtua gjithnjë më shumë dhe populli shkonte me
dëshirë të madhe në 'to për të gjetur kënaqësi shpirtërore.

Teqetë lulëzuan për vete dhe për të tjerët. Kjo periudhë lulëzimi vazhdoi me shekuj. Mirëpo një gjë e tillë
nuk shihej me sy të mire nga shumë veta, sidomos nga fanatikët, të cilëvet u tingëllonin shumë rëndë
fjalët mistike, që nuk mund t'i kuptonin dot. Por nuk mund të bënin asgjë, jo vetëm sepse shumica e
popullit kishte simpathi për Bektashizmin, por edhe sepse shumë sulltanë bënin pjesë në këtë sekt. Njëri
nga këta ishte Sulltan Selimi i II-të, i cili kishte marrë dorë nga Gjyl Babaj, Kryetari i Teqesë së madhe
bektashiane ne Budapest, gjyrmat e së cilës duken edhe sot.

Kur ndroi jetë Gjyl Babaj, vetë mbreti, në krye të mijra ushtarëve, mori pjesë në varrimin e tij. Në atë
rast lëshoi edhe një ferman prej bakëri, me të cilin porositëte autoritetet e vendit që të kujdeseshin për
Teqenë dhe t'i jepnin përkrahjet e duhura. Kjo gjëndje lulëzimi e Bektashizmit vazhdoi gjer në kohën e
mbretërimit të Sulltan Sulejmanit. Pas asaj periudhe filloi dekadenca për ?të, për shkak se armiqt e
Bektashizmit shtoheshin gjithnjë më tepër.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
A dini diqka me shume ne lidhje me BEktashinjet (Dervishet)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Rreni diqka !!
» Pershendetjee Oj Oda e LLapit a pranoni edhe nje llapjan ma shume.
» Pyetje per te gjithe qe dine ne lidhje me fenomenet mbinatyrore.
» Ardheja e Toni Bleirit diqka si e dyshimt po me duket

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Forumi Islam-
Kërce tek: