Adelina, shumë e kërkuar në Diasporë
Pas një përmbyllje të suksesshme të koncertit para një muaji në disko “Rinora 4”, ku mbi 3.000 persona në publik u argëtuan nën tingujt e muzikës së saj, këtë radhë këngëtarja është përsëri në aksion, por në një disko tjetër, e cila si duket do të ketë mbrëmjen e fundit pasi parashikohet të mbyllet. Adelina ka qenë e pranishme disa herë në këtë diskotekë dhe gjithmonë ka dalë e kënaqur nga pritja që i është bërë. Kanë kaluar tashmë 12 vite kur Adelina Ismajli theu tabu në Festivalin e RTSH-së, duke u zhveshur në veshje të brendshme dhe fustan transparent për t’i lënë shqiptarët 12 vite radhazi të komentojnë këtë gjest, i cili etiketoi Ismajlin ndër këngëtaret më të njohura dhe më të pëlqyera shqiptare të të gjitha kohërave, përderisa atëherë temë ishte “Emancipimi i femrës shqiptare”