Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


 

 ShowBizi Kosovarë

Shko poshtë 
+7
Best..E
N-D-A-F
Didi.Dardan
behar
FLo0rI
lawdia
baRchee.
11 posters
Shko tek faqja : 1, 2  Next
AutoriMesazh
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeMon Jul 13, 2009 2:55 pm

Diskutoni gjithqka rreth ShowBizit Kosovarë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeFri Jul 17, 2009 8:05 pm

Leonora Jakupi do te martohet ?

Leonora Jakupi në prag të martesës, ky është artikulli i cili është duke qarkulluar kohëve të fundit nëpër ueb-faqe të ndryshme. Më saktë, ky artikull për herë të parë është publikuar në ueb-faqen nga Shqipëria ballkanweb.com. Mirëpo, këngëtarja Jakupi e ka demantuar këtë, duke pohuar se e gjitha është një thashetheme e bërë, sipas saj, për qëllime të caktuara. Nëpërmjet telefonit për “Express”, Leonora ka deklaruar: “Absolutisht s’ka asgjë të vërtetë. Thjesht janë thashetheme. Unë kam biseduar me përgjegjësit të cilët e kanë publikuar këtë shkrim dhe ata më kanë thënë se ky lajm është sjell nga Kosova”. Këngëtarja ka vlerësuar se e gjithë kjo është bërë për përfitime materiale, por duke mos saktësuar asgjë. Në artikullin e ueb-faqes ballkanweb.com për më tepër përmendet edhe emri i personit me të cilin, sipas shkrimit, këngëtarja Jakupi do të martohet. Djaloshi fatlum me të cilin do të martohej Leonora, sipas shkrimit, është Shkumbin Noka nga produksioni “Pixels”.Edhe ky i fundit e ka mohuar këtë shkrim. Ai ka thënë për “Express” nëpërmjet telefonit se të gjitha këto janë thashetheme të kota dhe se nuk ka asgjë të vërtetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeSun Jul 19, 2009 10:42 pm

Fatos Kryeziu i njohur për rolin e kryemadhit në serinë kosovare televizive “Kafeneja jonë” është rikthyer në Belgjikë për të vazhduar pjesën e dytë të xhirimeve të filmit “Dosja K”. Filmi paraqet funksionimin e mafisë shqiptare në Evropë, ndërsa Kryeziu personifikon njërin ndër shqiptarët e përfshirë në rrethet e mafisë. Në një intervistë për Flladin në KTV, Kryeziu ka thënë se për të ka qenë sfidë ndërtimi i rolit në dy gjuhë: atë flamane dhe shqipe. Filmi është kooproduksion belgo-holandez dhe në të luajnë edhe aktorë të tjerë shqiptarë, si: Çun Lajçi, Safete Rogova, Kushtrim Sheremeti, etj. “Dosja K” është një projekt i cili do të kushtojë rreth 5 milionë euro dhe është një film me pretendime për t’u prezantuar në festivalet më prestigjioze të filmit si ai i Kanës dhe i Berlinit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeMon Jul 20, 2009 6:06 pm

Mona: Adelina nuk e ka në plan të martohet
Nuk ka asgjë të vërtetë, të gjitha janë gënjeshtra, gënjeshtra dhe vetëm gënjeshtra, shprehet Mona, nëna e Adelina Ismailit, e cila është dashur të reagojë për të mohuar spekulimet se vajza e saj po martohet.
Javët e fundit po qarkullojnë thashetheme se Adelina do të martohet me një biznesmen, pronar të një lokali në Zvicër, mirëpo nëna e saj demanton kategorikisht këto spekulime
Adelina nuk e ka në plan të martohet. Këto janë vetëm vazhdim i spekulimeve që kanë rënduar mbi vajzat e mia. Nuk e di pse nuk flitet për gjëra të bukura, për të arriturat e tyre, por gazetarët fokusohen në ‘bërjen’ e lajmeve”, është cituar Mona nga gazeta “Infopress”.

Këngëtarja kosovare aktualisht gjendet në pushime në njërin nga vendet më të bukura në Evropë, në rivierën franceze në Saint Tropez.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
lawdia
PrincesS
PrincesS
lawdia


Posts : 106
Join date : 21/07/2009

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Jul 21, 2009 6:50 pm

Pas një viti punë intenzive: videoklip, album, koncerte, intervista, të arrituara jasht vendit, këngëtarja Adelina Ismaili ka vendosur të pushojë në njërin nga vendet më të shtrenjta në botë, në Saint Tropez të Francës, që si duket i ka sjellur qetësinë dhe relaksinë bukuroshës Ismaili, e cila i ka muguar për një kohë. Sigurisht
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeThu Jul 23, 2009 11:35 pm

Ingrid Gjoni do t’i befasojë fansat me klipin e ri

Këngëtarja Ingrid Gjoni ka filluar sërish xhirimet e videoklipit të këngës së saj të re "Hypnotize me".
Përkundër se titulli është në gjuhën angleze, mësohet se teksti i këngës do të jetë në shqip, ndërsa xhirimet e reja do të realizohen në një jaht në Vlorë.

Realizimi i klipit do të bazohet në temën që përmban teksti, ndërsa pjesë e klipit do të jetë edhe një model, ndërsa këngëtarja shqiptare ka vendosur ‘të ekzagjerojë’ me videoklipin e ri.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
behar
Antar 10%
Antar 10%
behar


Posts : 64
Join date : 16/07/2009

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeThu Jul 23, 2009 11:46 pm

hajde ishalla del diqka e hajrit prej ingridit se ajo gjith [alidhje qet videoclipe
Mbrapsht në krye Shko poshtë
baRchee.
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
baRchee.


Posts : 969
Join date : 09/07/2009
Age : 30
Location : Podujeva
Hobi Hobi : Nxënës/Futbolli

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Aug 04, 2009 3:05 pm

Eliza Dushku: Mund të rrah keq
Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku thotë se trajnimet të cilat i ka pasur për serialet televizive do t’i ndihmonin që “ta shtrijë dikë përtokë” gjatë një dyluftimi.

"Unë jam shumë fizike. Përkundër shumicës së aktoreve që grinden në ekran, unë me të vërtetë mund të rrah. Mund ta rrah dikë shumë keq bile. Lirisht mund të thoni se nuk dëshironi të më takoni në ndonjë rrugicë pa hiri”, ka deklaruar Dushku.

"Si fëmijë e kam pasur një gjarpër të cilin e bartja pas vetes. Edhe në shkollë të mesme i kam pasur disa kacafytje me njerëz. Kam qenë paksa mashkullore", ka shtuar Dushku, e cila me këto deklarata shihet qartazi se ka gjak shqiptari në damarët e saj

Gjak shqiptari eheheh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://llapi-forum.tk
Didi.Dardan
Antar 10%
Antar 10%
Didi.Dardan


Posts : 30
Join date : 08/08/2009
Age : 31
Location : Prishtina
Hobi Hobi : IT

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeSat Aug 08, 2009 12:29 pm

Meda martohet me gruan e vet .
Lajm senzacioanal
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Aug 11, 2009 12:36 pm

Tuna nuk është ‘e dashuruar’

Këngëtarja nga Shkupi, Altuna Sejdiu, ka mohuar thashethemet e fundit se asaj ‘i është rikthyer’ ish-i dashuri i saj, Ledri, ose se ‘është dashuruar në një djalë tjetër’.
Lidhja e Tunës me Ledrin, anëtar i grupit të muzikës rep Skillz përfundoi që vitin e kaluar. Këngëtarja më pas filloi lidhjen me Merti Asllanin, vëllain e këngëtarit Bertan Asllani, por edhe kjo lidhje dështoi, pas të cilës disa media shkruan se ajo është rikthyer me Ledrin, të bazuar në informata nga ‘burime të afërta me Tunën’.

“Nuk e di nga se kush është ky ‘burimi i afërt i imi’, që ka thënë këtë, por nuk ka asgjë të vërtetë. Dëshiroj ta shfrytëzoj rastin për ta përshëndetur ‘burimin’ e afërt”, ka qeshur Tuna në emisionin “By Moon” të TV 21, duke mohuar thashethemet.

Tuna më pastaj ka komentuar edhe një thashetheme më të hershme se është ‘e dashuruar në një djalë tjetër’ duke thënë, “Nuk e kuptoj se si dikush mund të shkruajë ‘e dashuruar’”.

“Në qoftë se të kanë parë me dikë është diçka tjetër, por të thuash ‘e dashuruar në dikë’ është tjetër. Këtu janë në pyetje emocionet dhe nuk e di se si dikush i dallon emocionet e mia. Ndoshta edhe ky është ndonjë ‘burim i afërt’,”, ka shtuar më tej Tuna.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeSun Aug 23, 2009 1:26 pm

Çiljeta: Juna zgjedhja e duhur për rivale

Nuk pret që të vijë vera për të na përvëluar me sensualitetin e saj, pasi ajo në të katër stinët di të falë me bujari të gjitha hiret trupore, të cilat me kohë ka kuptuar se nuk i mjaftojnë për të qëndruar gjatë në skenë nëse nuk bën edhe këngë të bukura. Kjo ka qenë arsyeja që Çiljeta po prezantohet me këngë gjithnjë e më cilësore, madje duke fituar çmime edhe në kompeticione të rëndësishme të muzikës së lehtë.
“Déjà vu”, ka qenë surpriza e radhës për të gjithë admiruesit e saj. “Një stil ndryshe”, në këtë togfjalësh mund të përmblidhet risia që sjell kjo këngë në repertorin e Çiljetës. Ka hequr dorë nga ritmet e forta tip “Tekila” apo “Duty free” dhe është paraqitur me një këngë të shtruar, një stil ky shumë i pëlqyer në botë edhe nga këngëtarë të mëdhenj të muzikës R&B.

Gjithashtu ka preferuar një look ala Rihana, me flokë të zeza dhe baluke të gjatë dhe fustanet si gjithmonë të ngjeshura fort pas trupit, duke lënë të duken format e saj tejet sensuale
Mbrapsht në krye Shko poshtë
N-D-A-F
Antarë 40%
Antarë 40%
N-D-A-F


Posts : 139
Join date : 26/08/2009
Age : 29
Location : Vushtrri

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeWed Aug 26, 2009 6:28 pm

Madonna kërcënohet me vdekje në Serbi
Madonna ka shtuar sigurimin gjatë turneut të saj botëror, pasi ka marrë kërcënime vdekjeprurëse në Serbi, shkruajnë mediat në internet.
Krijuesja e hitit “Material Girl”, ka performuar para 30 mijë fansave gjatë të hënës në Beograd, si pjesë e turneut të saj “Sticky & Sweet”.

Por këngëtarja kontroverse ka marrë masa paraprake shtesë, pasi ka pranuar mesazhe kërcënuese nga persona të panjohur, duke angazhuar një grup truprojash për ta mbrojtur atë derisa ka ngjitur skenën në kryeqytetin serb për të parën herë.

Siç raporton tabloidi Daily Star, këngëtarja britanike po ashtu ka marrë masa edhe për koncertin e saj në Rumani, që zhvillohet sonte.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeThu Aug 27, 2009 1:29 am

Marigona do t’i bashkohet agjencisë Trump Models

Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009, kosovarja Marigona Dragusha, në një intervistë të dhënë pas suksesit të fundit, ka thënë se ajo shpreson të vazhdojë më me seriozitet karrierën e saj si modele, kësaj here në New York, duke iu bashkuar agjencisë së modeleve të Donald Trump, “Trump Models Menagement”.
“Jam shumë e lumtur, është privilegji më i madh që më është bërë ndonjëherë”, ka thënë Dragusha në intervistën e mbrëmshme për Zërin e Amerikës në gjuhën shqipe, duke shprehur ngazëllimin e saj në suksesin në Miss Universe.

“Gjithsesi do të vazhdoj të punoj si modele, shpresoj të siguroj ndonjë kontratë në New York. Donald Trump (organizatori i Miss Universe), më ka sugjeruar t’i bashkohem agjencisë së tij, andaj do të pranoj”, ka shtuar bukuroshja nga Prishtina.

Marigona po ashtu ka falënderuar fotografin e njohur Fadil Berisha për ndihmën në arritjen e këtij suksesi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Best..E
Te Perjashtuar
Te Perjashtuar
Best..E


Posts : 478
Join date : 26/08/2009

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeFri Aug 28, 2009 8:05 am

Meda ndahet me gruan No
Mbrapsht në krye Shko poshtë
special-toni
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
special-toni


Posts : 2264
Join date : 26/08/2009
Age : 30
Location : Drenas
Hobi Hobi : http://gamezer.com/billiards/http://llhg-crew.sqweebs.com,

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Sep 01, 2009 4:12 pm

Marigona takohet me kryetarin e Prishtinës
Marigona Dragusha, e cila përfaqësoi Kosovën në Miss Universe 2009, ku edhe u zgjodh shoqëruese e dytë e Miss Universe 2009, të hënën është pritur nga kryetari i komunës së Prishtinës, Isa Mustafa.
“Marigona Dragusha, ka arritur një nivel shumë të lartë të prezantimit, dhe në emër të komunës e përgëzoi për sukseset e saja në Miss Universe, duke i dëshiruar suksese në ndërtimin e karrierës së saj në të ardhmen”, tha kryetari Mustafa.

Ai vlerësoi lartë suksesin e Dragushes dhe e quajti atë ambasadore të bukurisë kosovare, dhe njëkohësisht i premtoi përkrahje bukuroshes, dhe me këtë rast ia dhuroi asaj simbolin e kryeqytetit- Hyjneshën në Fron.

Ndërkohë, Marigona falënderoi kryetarin e Prishtinës për pritjen dhe për përkrahjen, duke thënë se shpresonte që do të fitonte një çmim në spektaklin Miss Universe 2009.

“Kam shpresuar për një çmim, por jo të tretin, megjithatë jam shumë e lumtur për vendin e tretë”, tha Marigona.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.toni-chat.tk
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 9:02 am

Blero fejohet me Teuten

Kengetari Blero ka vendosur te fejohet me Teuta Krasniqin.Keta te fundit jon njoftu pas perfundimit videofestit ku Blero i ka propozuar dreit martes mirpo Teuta nuk ishte e sigurt ke edhe ne muajin gusht e kan ber publike fejesen e tyre(URIME)
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 12:19 pm

As Dafina nuk merr pjesë në "Kënga Magjike"

Dafina Zeqiri ka vendosur që këtë vit e vetmja pjesëmarrje në një festival, të jetë në "Polifest".
Duke folur për mospjesëmarrjen e saj në festivalin “Kënga Magjike”, Dafina thotë se arsyeja e vetme është për shkak të angazhimeve të shumta rreth krijimeve të reja muzikore.

“Jam angazhuar shumë rreth albumit dhe nuk kam pasur mundësi të përgatitem sa duhet. Gjithsesi, festivali ‘Kënga Magjike’ është një festival shumë i mirë dhe shumë mirë i organizuar”, ka thënë Dafina për “Infopress”, duke shtuar se vitin e kaluar është pritur shumë mirë në këtë festival dhe është e kënaqur me çmimin e fituar.

Prej këngëtarëve tjerë kosovarë që nuk do të marrin pjesën e edicionin e sivjetmë të festivalit “Kënga Magjike”, janë edhe Teuta Kurti, Vesa Luma dhe“NRG Band”, ndërsa Blero është në mëdyshje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 5:41 pm

MARIGONA DO T'I BASHKOHET AGJENCISË TRUMP MODELS


Shoqëruesja e dytë e Miss Universe 2009, kosovarja Marigona Dragusha, në një intervistë të dhënë pas suksesit të fundit, ka thënë se ajo shpreson të vazhdojë më me seriozitet karrierën
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeWed Sep 16, 2009 4:36 pm

Pjesëmarrësit në Kënga Magjike

Gazeta "Koha Jonë" ka publikuar listën e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin "Kënga Magjike 2009", i cili fillon në datën 19 nëntor, si një produksion i TV Klan dhe Ardit Gjebresë.
Bëhet fjalë për 57 këngëtarë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora, të cilët pritet të dhurojnë spektakël dhe befasi, ashtu sikurse çdo vit.

Nga befasitë, bie në sy prania e Nora Istrefit dhe Sidrit Bejlerit, që e shkelin skenën e “Këngës Magjike” për herë të parë. Por, ka edhe rikthime premtuese, siç është ai i Mira Konçit, Elvana Gjatës, Flori Mumajesit etj.

Ndërkohë, pjesëmarrës nga viti i shkuar janë këngëtarë të njohur si, Soni Malaj, Kastro Zizo (i cili sipas burimeve të gazetës do të paraqitet në skenë me gruan e tij), grupi “Produkt 28” etj.

Lista e këngëtarëve pjesëmarrës në Festivalin “Kënga Magjike”:

1. Afërdita Dreshaj
2. Albana Bilali
3. APG
4. Arkimed Lusha
5. Barbana
6. B2N
7. Blerina Braka
8. Blerina Matraku
9. Blertina Shabani
10. Burim Hoxha
11. Burn
12. Dibosick
13. Egla Shkurti
14. Eliza Hoxha & Rosela
Gjylbegu
15. Elvana Gjata
16. Emi Bogdo
17. Eris Hoxha
18. Erjon Beci
19. Evi Reci
20. Flori
21. Fortesa Citaku
22. Fortesa Hoti
23. Gentiana Podrimaj
24. Gerta Mamutaj
25. Gerti Gjoni
26. Ingrid Gjoni
27. Isad
28. Jeta Faqolli
29. Kaltrina Selimi
30. Kastro Zizo
31. Kejsi Tola
32. Klevis Salia
33. Linda
34. Liria Dedvukaj
35. Litium
36. Mikela
37. Mimoza Mustafa
38. Mira Bregu
39. Mira Konci
40. Mirjeta Mema
41. Nora Istrefi
42. Nazmie Selimi
43. Olta Boka
44. Orgesa Zaimi
45. Orinda Huta
46. Produkt 28
47. Rona
48. Ronela Hajati
49. Rozana Radi
50. Saimir Çili
51. Samanta Karavella
52. Sidrit Bejleri
53. Silva Gunbardhi & Kelly
54. Soni Malaj
55. Shota Baraliu
56. Valon Shehu
57. Zana Ahmetgjekaj
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeFri Sep 18, 2009 10:14 pm

Genta Ismajli dhuron nje rroge ne muaj per nje familje ne nevoje

Duket seksi dhe pëlqehet shumë nga publiku shqiptar, gjithandej ku këndon Genta Ismaili mbushen sallat, jo vetëm për të dëgjuar atë por edhe për të shijuar vallëzimin dhe lëvizjet seksi. Nuk dëshiron të identifikohet si këngëtare “seksi” pasi më shumë pëlqen që publiku të dëgjoj zërin e saj, por a mendon kështu edhe publiku dhe a do të bindej me këtë lutje të Gentës? Që nga fillimi i paraqitjes u identifikua si këngëtare energjike dhe dëshironim të shohim diçka më ndryshe, me një fjalë “një erë e re në muzikën tonë”, pasi erdhi si uragan dhe u fut në botën e muzikës shqiptare, por a ia doli? Tash e disa vite të njëjtat lëvizje, e njëjta koreografi, muzikë komerciale etj. A thua i preferohet Gentës të bëjë diçka më ndryshe të paktën nëpër koncerte dhe evenimente ku këndon, pasi publiku është lodhur me dridhje të prapanicës dhe të gjoksit pasi tashmë këtë gjë e konsumojnë të gjitha këngëtaret, sepse e kanë gjetur mënyrën e suksesit. Ajo këtë verë përveç se i ka dhuruar publikut një këngë dhe klip të ri, gjithashtu ka dhuruar edhe diçka më shumë se kaq. Këngëtarja Genta Ismajli ka treguar edhe një herë shpirtin e saj human. E ftuar në emisionin humanitar “Lidhja mes nesh” në RTK të Teuta Krasniqit, ajo i ka dhuruar një familjeje skamnore një rrogë për çdo muaj, e cila fitoi edhe një shtëpi në këtë emision. Ajo e emocionuar i ka premtuar kësaj familjeje se do t’i japë për çdo muaj nga një rrogë, edhe pse nuk e ka përmendur shumën apo se për sa kohë do të zgjasë kjo.Tash së fundi këngëtarja është paraqitur me një video dhe këngë të re të titulluar “Si panter i zi”. Video është punuar nga regjisori serb Dejan Miliceviç, ku Genta në disa pjesë të klipit ka huazuar pamje dhe grim nga këngëtarja amerikane Rihanna. Ky huazim nuk është i pari, pasi në karrierën e saj gjithmonë ka pasur gjëra të huazuara nga të tjerët, që nga Amerika deri në Arabinë Saudite.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeSat Sep 19, 2009 12:01 am

Arbri dhe Marsida, me ‘ethet’ e një bashkëjetese...

Kanë dalë të dy nga "Ethet...", programi televiziv për zbulimin dhe promovimin e talenteve të reja në fushën e këngës. Arbër Arapi dhe Marsida Saraçi, janë të dy këngëtarë dhe për profesion kanë diçka tjetër, larg nga muzika.
Arbri mjek dhe Marsida, sapo ka përfunduar Shkencat Sociale. I bashkoi kënga dhe vazhdon t'i mbajë të lidhur sot e kësaj dite. Në një intervistë për SH2-shin, çifti simpatik, Arapi- Saraçi, rrëfejnë jetën e tyre, planet për të ardhmen dhe lumturinë që kanë pranë njëri-tjetrit.

Duket se të dy janë tipa racionalë, që i masin dhe i peshojnë mirë gjërat para se të marrin një vendim për çdo gjë që ka të bëjë me ta. Gjithçka në lidhjen e tyre ka ardhur në mënyrë harmonike dhe kanë pranuar të jetojnë spontanisht me njëri-tjetrin. Ndërsa tani duket se po hedhin një hap tjetër, të jetojnë përgjithmonë bashkë.

E kemi fjalën për një bashkëjetesë, pasi pohojnë se janë duke përgatitur për të ndarë të dy të njëjtën çati dhe jo vetëm. Ky vendim ka ardhur pasi, në një lidhje të konsoliduar si kjo e tyrja, nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

Si po i kaloni këto ditë, jeni të angazhuar me aktivitet apo me pushime totale?

Marsida: Këto janë ditë në lëvizje, pasi jemi duke u përgatitur për të jetuar bashkë. Pushimet ishin shumë të shkurtra dhe u mbyllën me gushtin.

Çfarë po bëhet me anën tuaj profesionale? Arbri e mbaroi mjekësinë?

Arbri: Në korrik u diplomova dhe tani kam filluar punë (stazhin) në një qendër mjekësore në TR, si mjek i përgjithshëm. Kjo sa për momentin.

Marsida ka mbaruar Shkenca Sociale, punoni diku, apo jeni ende në kërkim të punës?

Marsida: Në fakt jam në pritje të punës, pasi dua të ushtroj profesionin tim, edhe pse situata momentalisht është e vështirë. Nuk do doja të bëja diçka që nuk më pëlqen.

Jeni shkolluar të dy në drejtime të ndryshme dhe paralelisht keni të dy pasion këngën, çfarë e lidh profesionin tuaj me pasionin?

Arbri: Besoj se nuk është domosdoshmëri që profesioni dhe talenti të kenë lidhje me njëri-tjetrin, si për mua dhe për Marsidën. Përkundrazi, do ishte më mirë që të mos kenë lidhje.

Nga tregoni pak përkatësisht, pse Marsidës i ra në sy Arbri tek "Ethet" dhe pse Arbrit, Marsida?

Marsida: Asnjërit prej nesh nuk i ra në sy që në fillim për tjetrin. U desh të kalonte rreth një vit që t'i binim në sy njëri-tjetrit pas një lidhjeje shoqërore. Pra, nuk ka qenë dashuri me shikim të parë.

Pas sa kohësh që ishit njohur, i keni shprehur njëri-tjetrit interesin e përbashkët që kishit?

Arbri: Siç e tha dhe Marsida, kaloi rreth një vit njohjeje që të mendonim ndryshe për njëri-tjetrin.

Kush e ka marrë hapin i pari, Arbri apo Marsida?

Arbri: Po normalisht unë, por duke qenë i sigurt se nga ana tjetër nuk do kisha një reagim të kundërt.

Jeni tipa të njëjtë, apo jeni nga ata të kundërtit dhe që plotësoni njëri-tjetrin?

Marsida: Jemi tipa që plotësojmë njëri-tjetrin, por kurrsesi të kundërt.

Ziheni shpesh, dhe për çfarë?

Arbri: Arsyet e zënkave, në shumicën e rasteve janë aq të parëndësishme, saqë i harrojmë pas 5 minutave. Personalisht, ndonjëherë më pëlqen.

Cila është mëria më e gjatë që i keni mbajtur njëri-tjetrit?

Marsida: Ajo e para disa ditëve që zgjati 2 orë. Thyem rekord.

Kush vjen i pari për t'u pajtuar?

Arbri: Alternohemi.

Sa orë në ditë kaloni me njëri-tjetrin?

Arbri: Varet nga aktiviteti i ditës për secilin prej nesh. Megjithatë, nëse jemi të lirë të dy, gjithë ditën.

Kur diskutoni diçka, një temë të caktuar, kush është ai që ka dhe sjell argumentet më të forta?

Marsida: Varet nga tema dhe njohuritë e secilit prej nesh rreth asaj për çfarë flasim.

Arbri: Megjithatë, secili prej nesh di dhe ta dëgjojë tjetrin.

Udhëtoni shpesh bashkë, cili është vendi më i bukur që keni vizituar?

Marsida: Pothuajse që kur jemi njohur udhëtimet i bëjmë bashkë. Vendi ynë i preferuar është bregdeti jonian.

Ju ka shkuar ndonjëherë në mend t'i jepni fund kësaj lidhje?

Arbri: Absolutisht jo.

Mbani kontakte me ish-miqtë tuaj të etheve, apo gjithsekush në punë të vet?

Marsida: Normalisht që secili prej nesh ka aktivitetin e tij gjatë ditës, por ka dhe raste që takohemi ndonjëherë për të konsumuar të rejat e fundit që kanë ndodhur me ne. /Shekulli/
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeSun Sep 20, 2009 8:23 am

Ciljeta dhe Zajmina, ja pse ngelen jashte “Kenga Magjike 2009″

Çiljeta dhe Zajmina, ishin nga emrat më të lakuar dhe të komentuar shumë herët për pjesëmarrjen në këtë edicion të ri të festivalit “Kënga Magjike”. Por papritur me shpalljen e listës me këngëtarët konkurrentë, emrat e tyre nuk u panë në listë. Po ashtu mungonte edhe Greta Koçi, e cila kishte pohuar se do të mund t’i rikthehej këtij festivali pas tre vitesh mungesë. Cila është arsyeja pse këto këngëtare mbetën jashtë festivalit “Kënga Magjike” këtë vit?! Zajmina dhe Blero kishin filluar para sezonit veror për të dalë në një duet së bashku, pas ftesës që Zajmina i bëri këngëtarit të njohur. Të pyetur nga “Panorama Plus” ata kanë pohuar se janë përpjekur deri në momentin e fundit të ishin pjesë e këtij konkurrimi, por angazhimet me koncertet e verës i kanë penguar të përfundojnë në kohë këngët për t’i dorëzuar. Zajmina pohoi se, kjo ka qenë një verë shumë e ngarkuar për të dhe ishte thjesht çështje kohe ajo që nuk mundi ta përfundonte brenda afatit të caktuar duetin nën ritmet R and B, që kishin planifikuar të realizonin me Bleron. Ndërkohë Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e kaluar konkurroi me këngën “Duty free”, tha për “Panorama Plus” se në fakt ishte përgatitur për një duet baladë kësaj here, por që dhe ajo nuk arriti ta realizonte në kohë. “Gjithsesi”, thotë Çiljeta “ishte dhe një arsye tjetër pasi mendoj se kisha nevojë pak për pushim, duke u nisur nga fakti që kisha tre vite rresht që merrja pjesë në këtë festival”. Po Greta, përse nuk mori pjesë në këtë konkurrim që do të ishte dhe një rikthim pas tre vitesh, që i kishte shkëputur marrëdhëniet me këtë festival?! Ajo e ka komentuar këtë mungesë me mossigurimin e një kënge që t’i mbushte mendjen për konkurrim. Gjithsesi në pjesëmarrjen e këtij viti janë konkurrentë shumë emra të tjerë këngëtaresh të njohura si; Soni Malaj, Elvana Gjata, Rozana Radi, Ingrid Gjoni, Kaltrina Selimi, Kejsi Tola, Olta Boka, Samanta Karavella, Nora Istrefi, Afërdita Dreshaj, etj. Gjithashtu ajo që bëri përshtypje në listën e publikuar me 57 emra këngëtarësh ishte dhe rikthimi në konkurrim i këngëtareve të njohura; Mira Konçi dhe Mira Bregu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeSun Oct 04, 2009 10:56 pm

Alketa, emision i ri dhe televizion i ri

Alketa vë në provë VIP-at me emisionin e ri, i cili në thelb ka vallëzimin, dhe është i mbushur plot me surpriza, muzikë dhe ngjyra. Në një intervistë për “SH2”, ajo shpjegon arsyet se përse u largua nga Klan-i dhe tregon marrëdhëniet e saj me Vera Grabockën.
Alketa është një nga ato vajza, që ka ditur si të bëjë kamerën ‘mike’ të mirë dhe gjithashtu, të bëhet e dashur për publikun. Që në fillimet e saj, kur është bërë figurë televizive nëpërmjet këngës, nuk ka dashur t'i ndahet ekranit.

Kohët e fundit është shkëputur nga muzika, por jo nga ekrani. Pas një emisioni të suksesshëm sezonin e kaluar, Alketa rikthehet tani me një tjetër emision, me të tjera surpriza dhe gjithashtu në një televizion tjetër.

Ajo ka pranuar të na tregojë disa detaje për programin më të ri që ajo do të drejtojë, "Dancing With The Stars", program ky, që ka një natyrë krejt ndryshe nga programi i saj i mëparshëm.

Alketa, sapo ka nisur sezoni i ri televiziv, me çfarë dhe ku do ta shohim Alketën këtë sezon?

Këtë herë, do të jem në një amfiteatër elegant, ku njerëz të profesioneve të ndryshme do të tentojnë të bëjnë atë që bën çdonjëri nga ne në festa private, në dasma, apo evente të tjera të gëzuara ‘të vallojnë’. Programi ka një natyrë krejtësisht tjetër nga formati paraardhës që kam drejtuar.

Është i gëzuar, ka shumë muzikë, ka surpriza, ka ngjyra, ka veshje vezulluese, ka kërcime elegante që të kujtojnë meloditë e koncerteve të Vjenës, siç ka dhe kërcime kontemporane, të bazuara te temperamenti latin.

Holta Dulaku, producentja që sjell këtë patentë në Shqipëri, përveç përzgjedhjes së emrave më të mirë të artit dhe aktualitetit shqiptar, ka bindur profesionistët italianë të këtij formati në Rai Uno, të vijnë për më shumë se 2 muaj në Tiranë për të dirigjuar këtë projekt.

Në media është shkruar për një largim tuajin nga Klan-i dhe për një "ndarje" me Vera Grabockën, është e vërtetë?

Projekti është blerja me fundit e Vizion Plus, por unë nuk jam ndarë me askënd. Thjesht kam bërë një zgjedhje shumë të mirë profesionale që do të më bëjë të rikthejë imazhin tim tek profili i Reality Shoë Variete, në një kohë që, projekti im i rradhës me Grabockën përkon me fillimin e vitit 2010.

Besoj tek Holta Dulaku, vlerësoj punën e saj në të gjitha shfaqjet muzikale dhe mbi të gjitha, respektoj njerëzit që dinë të punojnë sipas standardeve perëndimore.

Për mua miqtë, raportet njerëzore kanë më shumë vlerë se punët, se kontratat, apo suksesi dhe më besoni, jam nga ata njerëz që kujdesen ta pastrojnë mirë rrugën nga gjembat para se të hedhin hapa të reja.

Cilët janë prestarët e stafit te "Dancing With The Stars" në Shqipëri?

Njerëz të afirmuar në fushat e tyre. Holta njihet për shijen e hollë në përzgjedhjen e elementëve të duhur, autorja është një emër i afirmuar në botën e spektaklit italian me një bagazh projektesh disa vjeçare në Rai dhe Mediaset. Konsulentët artistikë janë autorë të këtij formati në Rai Uno.

Kasti VIP dhe balerinët profesionistë do të jetë një surprizë e jashtëzakonshme. Ai do të zbulohet vetëm natën e parë. Votimi do të jetë popullor, por një panel me 4 personalitete do të gjykojnë performancat çdo natë në studio.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 12:02 pm

Jacuzzi, pasioni i Bleonës

Këngëtarja seksi e muzikës shqiptare gjithmonë e më shumë eviton nxjerrjen e momenteve të saj intime në media, por mediat shqiptare arritën të zbulojmë një foto të saj duke u larë në një vaskë gjigante. Madje, “Bluetooth” ka zbuluar se “Jacuzzi” është një nga pasionet e Bleona Qeretit, brenda të cilit ajo pozon mjaft e lirshme para aparatit fotografik. Nuk e dimë me siguri nëse në krahun tjetër këtë foto kaq intime e ka shkrepur i fejuari i saj, me të cilin bashkëjeton prej kohësh. Në foto duket më së miri se ajo është në formë të shkëlqyer, ndërsa mbi projektet e saj muzikore nuk ka preferuar të flasë, duke pritur momentin e duhur për t’i kthyer në skenë si gjithmonë, në mënyrë të befasishme./
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitimeThu Oct 08, 2009 8:56 am

Si do të ishte të jesh në shtratin e Orindës?

Eh... Ndërsa të gjithë vini në lëvizje imagjinatën tuaj, zbuloni së pari se çfarë ndodh në shtatë orët, që këngëtarja bukuroshe Orinda Huta kalon në krevatin e saj të dashur: me librave, të parit televizor, ndonjëherë edhe duke ngrënë por edhe kur është me të dashurin...



Sa kohë kalon zakonisht në krevat?

Mundohem të kaloj 7 orë për të çlodhur veten në gjumë. Pjesën tjetër mund ta kaloj duke lexuar ne krevat ose duke dëgjuar muzikë.

Gjatë kësaj kohe që je në shtrat, sa orë e kalon në gjumë?

Shtatë orë më duhen patjetër për t’u çlodhur plotësisht dhe për të qenë e freskët për ditën që më pret.

Preferon të flesh me pizhame, të brendshme apo lakuriq?

Zakonisht preferoj të fle me të brendshme, pastaj varet sa vapë është...

Çfarë bën tjetër në shtrat: ha lexon, sheh TV apo…?

Me raste më pëlqen të ha në shtrat më pëlqen të lexoj dhe shumë të tjera që shtrati të ofron.

Çfarë është shtrati për ty, një përkufizim?

Kënaqësia më e madhe e natës...

Çfarë pozicioni preferon zakonisht për të fjetur?

I preferoj të gjitha pozicionet. Jam shumë e lëvizur.



Po kur je më të dashurin?

Në anën e djathtë të shtratit.

Ju qëllon kur jeni me dikë në shtrat të flisni? Përse bisedoni zakonisht?

Jo nuk më qëllon shpesh, vetëm nëse jam në një super stres mund të ndodhë që të ndjehem keq gjatë gjumit.

Preferon të mbulohesh shumë apo pak?

Preferoj të mbulohem e tëra.

A flisni në telefon dhe bëni thashetheme apo biseda erotike? Çfarë?

Nuk kam pasur nevojë ta bëj.

A të pëlqen të luash me jastëkë dhe çfarë lojërash bën zakonisht?

Shumë rrallë më ka ndodhur të luaj me jastëk, kjo ka ndodhur vetëm nëse të tjerët i zë gjumi para meje. Unë ose filloj e flas pa pushim ose kur shikoj që nuk ia dal filloj e godas me jastëk.

A të ndodh të zgjohesh shpesh gjatë natës dhe përse?

Jo, zakonisht bëj një gjumë të qetë. Vetëm në kohë të rënduar me punë mund të kem probleme me gjumin.

Çfarë urreni më shumë në shtrat, kur jeni me dikë tjetër?

Nuk urrej asgjë, gjithçka është perfekt.

Kur jeni vetëm ju ka ndodhur të zgjoheni duke shtrënguar jastëkun?

Jo nuk më ka ndodhur asnjëherë..

Si do të ndiheshit nëse i dashuri ju kthen kurrizin?

Do e përqafoja nga pas sepse pas pesë minutave do i ktheja unë kurrizin e ai do vinte menjëherë pas meje.

Nëse je me një person të seksit të njëjtë dhe ju prek, si do të reagonit?

Ajo me të cilën do flija pa problem do ishte motra ime ose shoqja ime që ka vlerën e motrës, ndaj nuk do kisha fare probleme.

Kur shkon zakonisht për të fjetur, çfarë bën para se të shtrihesh?

Kryej nevojat e mia personale dhe më pas në shtrat.



Cila është gjëja e parë që bën sapo hap sytë në mëngjes?

Gjithnjë dërgoj një mesazh.

Çfarë nuk ju pëlqen kur jeni duke udhëtuar dhe flini në ndonjë hotel?

Mua më krijon probleme ndërrimi i ambientit. Nuk mund të fle në çdo vend që më del para. Dua kohë të mësohem me një vend që nuk është i imi.

Ju ka ndodhur të zgjoheni në shtratin e dikujt e të thoni: Ç’dreqin dua këtu?

Kurrë dhe kurrë nuk do të më ndodhë. Jam gjithmonë shumë e përgjegjshme për veprimet e mia.

Ku preferoni të flini përveç krevatit, në divan apo dhomën e prindërve?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ShowBizi Kosovarë Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Kosovarë   ShowBizi Kosovarë Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ShowBizi Kosovarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 2Shko tek faqja : 1, 2  Next
 Similar topics
-
» ShowBizi Ndërkombëtar
» Qka mendoni per Mjeksin Kosovare

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi Argëtues :: ShowBiz-
Kërce tek: