Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortalLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


 

 ShowBizi Ndërkombëtar

Shko poshtë 
+4
lawdia
Nitchee
FLo0rI
baRchee.
8 posters
Shko tek faqja : Previous  1, 2
AutoriMesazh
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 1:34 pm

RI-BASHKOHEN AMY DHE BLAKE!


Këngëtarja britanike Amy Winehouse është pajtuar me kushtet e ish burrit të saj Blake Filder, vetëm e vetëm për tu ribashkuar me të.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 5:43 pm

RAMBO RIKTHEHET NË SKENË!



Aktori amerikan i filmave aksion, Silvester Stalone do të ripërsëritet edhe njëherë në rolin i cili e ka bërë të famshëm atë në gjithë botën, përmes versionit më të ri të filmit, Rambo, i cili kësaj radhe është titulluar “Rambo V”
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 5:44 pm

CHRISTINA MILIAN MARTOHET NË LAS VEGAS
Christina Milian është martuar me producentin e saj 'The Dream' në Las Vegas
Mbrapsht në krye Shko poshtë
special-toni
WebMaster & HacKer
WebMaster & HacKer
special-toni


Posts : 2264
Join date : 26/08/2009
Age : 30
Location : Drenas
Hobi Hobi : http://gamezer.com/billiards/http://llhg-crew.sqweebs.com,

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeTue Sep 15, 2009 7:52 pm

Beyonce do të lansojë parfum
Beyonce ka siguruar një marrëveshje multi-milionëshe me kompaninë e aromave Coty, për të lansuar parfumin e saj.
Këngëtarja tashmë është fytyrë e parfumit të kompanisë Emporio Armani, ‘Diamonds’, dhe më herët kishte udhëhequr kampanjat promovuese të aromave ‘True Star’ për Tommy Hilfiger.

Por, krijuesja e hitit “Crazy In Love” tash do të zgjerohet edhe me aromën e cila do të mbajë nënshkrimin e saj, ashtu që fansat do të mund të mbajnë erën e këngëtares.

“Për mua, aroma reflekton qëndrimin e femrës dhe shijen unike të stilit. Derisa më pëlqejnë lloje të ndryshme të parfumeve, nuk kam gjetur një aromë e cila vërtet më personifikon mua si femër”, ka thënë Beyonce.

“Të punoj me Coty, isha në gjendje ta shndërroj në realitet aromën time ideale, duke krijuar një aromë joshëse dhe të sofistikuar; një e cila reflekton fuqinë time të brendshme”, ka shtuar bukuroshja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://www.toni-chat.tk
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeWed Sep 16, 2009 9:17 am

SHOW I PËRGJAKSHËM I LADY GAGA-S



MTV Video Music Awards në Nju Jork pati një rrëmujë të përgjakshme në natën e diel me një interpretim të përgjakur nga ana e Lady Gaga-s.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeWed Sep 16, 2009 12:59 pm

Diddi shkakton kaos në një klub

P. Diddy, emri i vërtetë i të cilit është Sean Combs, ka shkaktuar kaos para një klubi të natës në New York pas ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards gjatë të dielës.
Ylli i muzikës hip-hop ishte duke u argëtuar në klubin e natës “10ak” me një grup fytyrash tjera të famshme, përfshirë Justin Timberlake, Rihanna dhe Lady Gaga, kur ai dhe e dashura e tij e supozuar, Cassie, vendosën të largohen nga ndeja.

Një turmë e njerëzve e kanë ndjekur dyshen në rrugë, duke nxitur një polic të fshehtë të kërkojë nga Diddy të rikthehet në vend, për të kontrolluar turmën. Por, meqë reperi kishte refuzuar, veturat e policisë ishin detyruar të bllokojnë rrugën për t’u kujdesur për sigurinë e yllit dhe njerëzit e mbledhur.

Ndërkohë për shkak të njerëzve të grumbulluar para lokalit, nga klubi janë detyruar me sigurim dhe me shpejtësi të largohen edhe Jessica Alba dhe Amanda Bynes.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
albi
Antarë 40%
Antarë 40%
albi


Posts : 162
Join date : 14/09/2009

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeWed Sep 16, 2009 4:33 pm

Po vjen një Rihanna ndryshe



Akon dhe Ne-Yo janë duke i ndihmuar Rihannas ‘të shkëputet’ nga drama me Chris Brown, duke përgatitur këngë me një zë më ‘nervoz” dhe ‘të inatosur’.
Këngëtarja ende nuk ka folur në lidhje me zënkën e disa muajve më parë me Brown, ndërsa Ne-Yo thotë se hitbërësja e këngës “Umbrella” po e shfaq zemërimin në studio.



“Duhet të pritni një Rihanna më nervoze dhe më të inatosur. Në këtë album Rihanna thotë disa gjëra të cilat nuk i keni dëgjuar më parë”, ka thënë Ne-Yo
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeThu Sep 17, 2009 2:21 pm

Brown nuk mundet pa Rihannan

Ylli i muzikës rep, Chris Brown, është duke dështuar të gjejë lumturinë pa ish-të dashurën e tij Rihanna.
Krijuesi i hitit “Kiss Kiss”, është urdhëruar të qëndrojë larg bukuroshes gjatë pesë viteve të lirimit me kusht, pasi u shpall fajtor për sulmin ndaj saj në muajin shkurt.

“Zemra ime nuk është e kompletuar... Pjesa që është e plotë është dashuria ime për fansat, karrierën, miqtë, familjen, Zotin. Por më mundon dikush ose diçka”, ka thënë reperi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeFri Sep 18, 2009 10:11 pm

Spice Girls mund të ribashkohen
Ish-anëtarja e grupit Spice Girls, Mel B, ka zbuluar se vajzat janë duke planifikuar edhe një turne tjetër ribashkues.

Geri Halliwell, Emma Bunton, Mel B dhe Mel C, raportohet se kanë diskutuar rreth një mundësie të ribashkimit për të zhvilluar një turne tjetër, gjatë një darke të përbashkët në restorantin The Palm në Londër, të mërkurën.

“Spise Girls, në stadiume? Patëm një darkë me të mrekullueshmet Mel C, Emma dhe Geri. Ju dua shumë vajza”, ka shkruar Mel B në faqen e saj në Twitter.

Anëtarja tjetër Victoria Beckham nuk ka qenë në takim, besohet për shkak se është e zënë me prezantimin e koleksionit të saj të veshjeve Pranverë/Verë 2010 në New York Fashion Week
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeFri Sep 18, 2009 10:14 pm

Fëmijët e Beckham do të punojnë për të jetuar

Victoria Beckham është e bindur se tre djemtë e saj nuk do të rriten të llastuar dhe se ata do të punojnë shumë për të jetuar.
Këngëtarja bëri famë me grupin Spice Girls dhe së fundi ka ngitur edhe karrierë të suksesshme në fushën e modës, derisa burri i saj David Beckham fiton po ashtu miliona duke shkëlqyer në karrierën e tij si futbollist.

“Gjaku i tyre do t’i shtyjë të punojnë! Si unë, si edhe David. Ata nuk do të jenë fëmijë të cilët vetëm do të çojnë kohën kot. Dua që ata t’i plotësojnë pasionet e tyre. Mendoj se është e rëndësishme që fëmijët të rriten dhe të kenë respekt për veten”, ka thënë Victoria.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeFri Sep 18, 2009 10:16 pm

Cruise: Kurrë nuk kam qenë në striptiz
Aktori Tom Cruise ka thënë në një intervistë me Jay Leno se ai kurrë nuk ka vizituar klub striptizi.

Gjatë një interviste, ku ai iu bashkua bashkë-aktores së filmit “Wichita”, Cameron Diaz, nikoqiri Leno e pyeti Cruise nëse ndonjëherë ka shijuar ndonjë vallëzim erotik, por aktori ka mbetur i skuqur.

“Në të vërtetë kurrë nuk kam qenë, kurrë. Më vjen keq për zhgënjimin”, ka thënë Cruise.

Duke u munduar ta qetësojë situatën, Cameron ka shtuar, “Është ca vështirë të jesh Tom Cruise dhe të shkosh në një vend zhveshjeje, seriozisht!”.

Leno më pas ka pyetur, “E di se je pilot, por në cilën je më i mirë, fluturim ose seks?”.

“E dini çfarë, nuk e di. Kur bëj seks, kjo më bën të fluturoj. Përpiqem të shquhem në të gjitha sferat dhe kurrë nuk jam pyetur për atë sa vlej në to, andaj nuk e di”, ka thënë Cruise.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeFri Sep 18, 2009 11:59 pm

Jordan nuk tregon emrin e përdhunuesit

Katie Price, e njohur si Jordan, është habitur kur policia e kishte thirrur të enjten për të hulumtuar në lidhje me pohimet e saja se është dhunuar në të kaluarën, mirëpo modelja ka refuzuar ta tregojë emrin e përdhunuesit.
Price, e cila pohon se është abuzuar seksualisht nga një “personalitet i famshëm” para disa vitesh në West End të Londrës është shtangur pasi që policia dëshiron të kuptojë për vepërbërësin e dhunshëm.

Njoftohet se 31-vjeçarja u ka thënë policëve se nuk dëshiron të diskutojë për dhunimin, pasi që për të kjo çështje është e mbyllur.

“Nuk do të them asgjë. E kaluara është e kaluar dhe unë dëshiroj ta harroj atë në mënyrën më të mirë”, citohet të ketë thënë Jordan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeSun Sep 20, 2009 8:22 am

Policia italiane ia ka marrë vathët trajnerit të kombëtares argjentinase Diego Maradonas, në tentim që të paguaj një pjesë të tatimit të cilin ish futbollisti ia ka borxh shtetit nga koha kur ai ka luajtur për ekipin nga Napoli.




Maradona ia ka dorëzuar vathët me vlerë prej rreth 4.000 eurosh policisë në një spital në veri të Italisë, njofton transmetuesi britanik BBC. Agjencia italiane e lajmeve ANSA pohon se Maradona ka borxh 37 milionë euro nga koha kur në mes të viteve 1984 e 1991 ka luajtur për Napolin.

Në spital ai po qëndronte pas një serie të humbjeve të kombëtares argjentinase dhe ku po gjente shërim për shkak të problemeve me stres dhe peshë të tepërt.

Për shkak të rezultateve të dobëta, për të cilat Maradona ka marrë përsipër fajin, kombëtarja argjentinase është në rrezik që për herë të parë pas vitit 1970 të mos kualifikohet për Kampionatin Botëror
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeSat Oct 03, 2009 9:48 am

Gjykimi i Lil Wayne fillon në mars

Reperi Lil Wayne do të paraqitet në një gjykatë në marsin e ardhshëm për t’u përballur me akuzat për posedim droge.
Hitbërësi i këngës “Lollipop”, në janar të vitit 2008 u arrestua në Yuma të Arizonas, kur policia kufitare kishte gjetur kokainë, ekstazis dhe marihuanë në autobusin e tij.

Dwayne Carter, Jr. (emri i vërettë i reperit) u padit për posedim droge dhe për mbajtje armësh, mirëpo akuza e fundit u tërhoq pasi që u zbulua se arma e gjetur në autobus kishte qenë e regjistruar në Florida.

Si do që të jetë, Lil Wayne do të paraqitet në gjykatën e Yumas pranverën që vjen, ndërkohë ai përballet edhe me akuzën: mbajtje armësh pa leje edhe në New York.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeSun Oct 04, 2009 10:45 am

Andre zëvendëson seksin me çokollata
Këngëtari i grupit “Behind Closed Doors”, Peter Andre, thotë se arrin të plotësojë kërkesat e tija seksuale duke ngrënë çokollata.

Andre, i cili gjatë këtij muaji finalizon divorcin me Katie Price, ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë lidhje që ka ndarja e çiftit në muajin maj, ndërsa kur i mungon dhoma e gjumit, ai ka gjetur mënyrë tjetër për t’u kënaqur.

“Arrij ta menaxhoj mirë. Sidoqoftë, e kam zëvendësuar, kam çokollatat e mia, të cilat fansat vazhdojnë të mi sjellin”, thotë Andre.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeSun Oct 04, 2009 10:55 pm

Beyonce femra e vitit

Beyonce Knowles ka fituar çmimin Femra e vitit nga revista e Billboardit, në një ceremoni të mbajtur të premten mbrëma në New York.
Evenimenti i përvitshëm vlerëson top 30 femrat më të suksesshme në industrinë muzikore, ndërsa sipas organizatorëve zgjedhja e Beyonces ka qenë vendim i lehtë.

Ndër fituesit e kësaj mbrëmje ishte edhe Lady GaGa, e cila mori çmimin ‘ylli në ngritje’
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeWed Oct 07, 2009 12:01 pm

Cheryl dëshiron fëmijë
Këngëtarja e grupit “Girls Aloud”, Cheryl Cole, e cila është e martuar me futbollistin e Chelseat, Ashley Cole, është e shqetësuar se nuk mund të bëhet nënë kurrë, nëse nuk lind një foshnje së shpejti.

“Është me rëndësi të kesh fëmijë, sepse unë vij nga një familje e madhe... Prandaj nëse jam e bekuar do ta kem një familje të madhe”, ka thënë Ashley.

26-vjeçarja thotë deri më tash ende nuk ka provuar që të mbetet shtatzënë, porse në të ardhmen e afërt dëshiron që të provojë, sepse frikësohet që ndoshta mund të bëhet vonë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
FLo0rI
Administrator
Administrator
FLo0rI


Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 29
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeThu Oct 08, 2009 8:53 am

Maskimi i Mariah Carey

Mariah Carey ka zbuluar se ajo del për të ecur me teshat e burrit të saj Nick Cannon, ashtu që të mos e njohin në publik.
Këngëtarja 40-vjeçare, e cila është e martuar me reperin/aktorin Cannon, i pëlqen që t’i mashtrojë njerëzit duke u veshur me teshat e burrit.

“Unë dal të ece gjysmë e maskuar. Kjo më duket argëtuese. Më pëlqen të shkoj në vendet publike dhe të bëj gjëra të cilat asnjëherë nuk do të mund t’i bëja (po të më njihnin)”, ka thënë Mariah.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeThu Oct 08, 2009 12:44 pm

Shakira, me kalimin e viteve bëhet më seksi
Shakira do të vazhdojë me xhirimin e videoklipeve ‘të nxehta’, sepse ajo ka fituar më shumë besim në vete pasi i ka mbushur të tridhjetat.

32-vjeçarja është e bindur se vetëbesimi i saj për të xhiruar skena seksi është pasojë e moshës që ka.

“Të gjithë kemi pasiguritë tona, mirëpo unë kam pasur ditë të tilla në vitet e mia të njëzeta. Tash ndihem më komode me trupin tim. Nuk do të bëja asnjëherë një klip të tillë si ‘She Wolf’ po të isha më e re”, ka thënë këngëtarja.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeMon Oct 12, 2009 1:34 pm

Hedi Montag dëshiron gjinj më të mëdhenj
Ylli i serialit “The Hills”, Heidi Montag, nuk është e kënaqur me madhësinë e gjinjve të saj, ajo do të kishte dashur që ato të ishin më të mëdha.

Montag planifikon të bëjë edhe një ndërhyrje estetike për zmadhimin e gjinjve, derisa ndërhyrjen e parë e kishte bërë në vitin 2007.

“Kam gjinjtë të madhësisë C, por dëshiroj t’i zmadhoj ato në D. Kam pjesë të pasme bukur të formuar, prandaj dëshiroj që t’i kem edhe gjinjtë të tilla. Në këtë mënyrë trupi im do të ketë pamje edhe më të mirë”, ka thënë 23-vjeçarja.

Muajin e kaluar, Heidi e tregoi trupin e saj në “Palyboy”, ndërsa shprehet krenare me dukjen e saj tipike hollivudiane: figurë të hollë, gjinj të mëdhenj, prapanicë mirë të formuar dhe flokë të gjatë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Donistyle
V.I.P
V.I.P
Donistyle


Posts : 570
Join date : 18/09/2009
Location : N'krejt Kosoven
Hobi Hobi : Futbolli dhe noti

ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitimeMon Oct 12, 2009 1:35 pm

Arbër Krasniqi : Pink ma ka vjedhur këngën!
Këngëtari Arbër Krasniqi mendon se këngëtarja e famshme Pink ia ka vjedhur këngën e tij të lansuar shumë kohë më parë se Pink.

“Mendoj se këngëtarja amerikane e muzikës pop/rok, Pink, ka vjedhur këngën time. Kënga e saj titullohet ‘Please Don't Leave Me’ dhe është lansuar më 13 shkurt 2009 në Australi, ndërsa unë mendoj se ka ngjashmëri të madhe me këngën time ‘If You Could Love Me Forever’, e cila është lansuar më 8 nëntor 2008 (në YouTune... ndërsa shumë më herët në faqen time myspace)”.

“Mund t’i dëgjoni të dyja këngët... dhe të kuptoni ngjashmëritë. Ajo ka shfrytëzuar solon time dhe e ka adaptuar për solon e refrenit... ku këndon ‘Please don't leave me’ dhe ka vjedhur idenë time të këngës”, thotë Arbër Krasniqi.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Sponsored content





ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Empty
MesazhTitulli: Re: ShowBizi Ndërkombëtar   ShowBizi Ndërkombëtar - Faqe 2 Icon_minitime

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
ShowBizi Ndërkombëtar
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 2Shko tek faqja : Previous  1, 2
 Similar topics
-
» ShowBizi Kosovarë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Forumi Argëtues :: ShowBiz-
Kërce tek: