ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Shamija dhe Lirija ne Kosove

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%


Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

MesazhTitulli: Shamija dhe Lirija ne Kosove   Sun Jul 11, 2010 8:00 pm

autor Agustin Palokaj


Kosova u shfaq në ekranet televizive evropiane për shkak të një ngjarjeje me koreografi dhe kostumografi çfarë asnjëherë më parë nuk kanë regjistruar kamerat në shtetin më të ri të botës. Por ajo protestë nuk u dallua as nga ato të ngjashmet që janë organizuar në Hagë, Londër, Paris e gjetiu në Evropë. Dallimi i vetëm është se në Prishtinë protestonin qytetarë që janë evropianë autoktonë, ndërsa në kryeqytetet e tjera të Evropës protestonin kryesisht qytetarë nga komuniteti i emigrantëve nga Lindja e Mesme. Për ta bartja e shamisë, që ata e konsiderojnë si element të identitetit të tyre fetar dhe të drejtë të tyre, përfshirë edhe bartjen e saj në objekte shkollore, nuk bën të ndalohet, sepse kjo ndalesë është diskriminuese. Për kundërshtarët në Evropë pikërisht detyrimi i grave të besimit islam, qoftë nga burrat e tyre apo nga ndonjë sistem, është diskriminues, sepse në atë mënyrë i diskriminon ato nga shumica e femrave të tjera në rrethin ku jetojnë. Sikur në secilin debat gjenden argumentet për dhe kundër. Por, ka debat, dhe ky debat në Evropë, është në rritje. Belgjika është vendi i parë që ka ndaluar bartjen e burkas jo vetëm në vendet publike, por edhe në rrugë. Por në të njëjtën kohë Belgjika është vendi i parë në BE, ku në një Parlament është një deputete që bart shami në mbledhjet e tij. Madje ajo në vendin e saj të origjinës, në Turqi, nuk do ta kishte këtë të drejtë. Në Holandë një parti me një platformë antiislamike ka fituar shumë vota dhe pritet eventualisht të jetë pjesë edhe e qeverisë së ardhshme të këtij vendi. Udhëheqësi i kësaj partie, Wilders, madje ka ardhur me një ide aq banale, saqë të caktohet një taksë prej 1000 eurosh në vit për secilën grua që dëshiron të bartë shami në Holandë. Kjo parti holandeze ka deputetë edhe në Parlamentin Evropian. E ata nuk lënë asnjë seancë kur diskutohet për Ballkanin, që të mos thonë se „nuk bën të hiqen vizat për vendet myslimane, si Kosova, Bosnja dhe Shqipëria". Për fat ata janë një pakicë dhe mendimet e tyre nuk i ndanë shumica as në parlamente, as në mesin e qytetarëve.
Sido që të jetë, në Evropë ka debat dhe debat duhet të ketë edhe në Kosovë. Por debati duhet të bëhet në mënyrë tolerante e jo siç bëhet në komentet e lexuesve nëpër mediat e Kosovës e në internet. Në të gjitha ueb faqet në gjuhën shqipe, ku është dhënë lajmi për protestën në Prishtinë, ky lajm ka qenë bindshëm më i lexuari dhe më i komentuari. Edhe nga vetë mediat është vërejtur një lloj „vetëcensure" për raportimin nga kjo ngjarje. Një gazetë e Kosovës në uebfaqen e vet e ka dhënë lajmin e agjencisë Reuters, edhe pse ngjarja ishte zhvilluar para hundëve të tyre. Shumica e madhe e komenteve të lexuesve kanë qenë fyese për pjesëmarrësit në këtë protestë, për koreografinë dhe sidomos kostumografinë e tyre dhe kjo nuk është mirë, sepse ata kanë të drejtën për të protestuar dhe për të menduar ndryshe. Madje, një numër i madh i komentuesve sugjeronin që këta njerëz të dërgohen në Afganistan apo në Iran. Në Iran liria kërkohet përmes të drejtës që të mos mbahet shamia. Vajzat e reja nga Irani u vranë në protestat e fundit duke kërkuar liri, duke kërkuar që edhe ato të mund të vishen si moshataret e tyre në pjesët tjera të botës. Ishte shumë e prekshme pamja kur një vajzë e re në Iran kishte hequr shaminë dhe ishte fotografuar pa të në një shesh të Teheranit. Heqja e shamisë për të ishte rrezikim i jetës për të fituar lirinë. Në Prishtinë, të premten e kaluar, vajza të reja kërkonin lirinë e tyre për të mbajtur shaminë. Por këto krahasime nuk duhet të bëhen temë e debatit, sepse Kosova është në Evropë dhe është vend demokratik. Fundi i fundit, pa marrë parasysh se a pajtohet dikush me ata apo jo, është e drejtë e tyre të protestojnë dhe të shfaqin mendimin e tyre. Edhe ata janë "Young Europeans" sikur edhe të rinjtë që shfaqen në Euronews në reklamat e paguara nga Qeveria e Kosovës.
Në Kosovë duhet të zhvillohet një debat i hapur në shoqëri rreth të drejtës apo jo të mbajtjes së simboleve fetare, nëse dikush si të tillë e konsideron edhe shaminë. Duhet të ketë debat rreth identitetit të Kosovës, atij shtetëror, shoqëror e kulturologjik. Rreth kësaj duhet të prononcohen edhe partitë politike. Kur për asgjë tjetër nuk protestohet në numër më të madh sesa për të drejtën e bartjes së shamive në shkolla, kur kjo ngjarje nxit interesim më të madh të qytetarëve se çfarëdo tjetër që po ndodh në Kosovë, atëherë ndaj këtij fenomeni nuk duhet të heshtin as strukturat politike, të cilat janë mësuar që me heshtje të mos rrezikojnë humbjen e votave.
Lajmi tjetër nga Kosova që dominon në faqet e internetit sapo të shkruash në google apo ndonjë kërkues tjetër fjalën „Kosovo", ishte arrestimi dhe lirimi i një kosovari me dyshim për terrorizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky lajm është shumë më shqetësues sesa lajmi për protesta rreth shamive. Pa marrë parasysh se a është personi në fjalë vërtet fajtor apo jo, shumë shërbime të vendeve mike të Kosovës u kanë dhënë njoftime qeverive të tyre se edhe në Kosovë është në rritje ekstremizmi fetar. Rreth kësaj nuk duhet të ketë debat, sepse nuk është fjala për liri apo mendim ndryshe, siç është rasti me shamitë. Ndaj ekstremizmave nuk duhet të ketë tolerancë në Kosovë. Kosova sapo e ka fituar lirinë me mjaft mund dhe askujt nuk mund t'i jepet e drejta ta keqpërdorë atë liri dhe ta shndërrojë Kosovën në një shtet të dështuar, ku duke shfrytëzuar edhe varfërinë, mund të krijohen edhe qeliza të organizatave terroriste.

E liria i ka parimet e veta dhe kufijtë e saj, sepse liria e dikujt nuk mund ta kufizojë lirinë e të tjerëve. Debati duhet të bëhet para se të miratohen ligjet. Nëse bëhet ligji, atëherë ai duhet të respektohet. Nëse me një ligj nuk pajtohet shumica, atëherë ai ligj duhet të shfuqizohet. Këto janë rregullat e demokracisë dhe Kosova do të jetë shtet demokratik. Është vështirë të merret një qëndrim i qartë rreth asaj se a duhet ndaluar apo lejuar bartjen e shamive nëpër institucionet publike. Edhe në vendet e tjera në Evropë, janë në hall rreth kësaj. Ja se edhe debati i „lirisë dhe i shamisë" e bën Kosovën pjesë të Evropës po ashtu.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Shamija dhe Lirija ne Kosove
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Forumi Islam-
Kërce tek: