ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Fshihen shenjat Kombetare nga Xhamija

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%


Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

MesazhTitulli: Fshihen shenjat Kombetare nga Xhamija   Sat Jul 10, 2010 6:36 pm

Ne nje xhami ne Kosove u fshin shenjat Kombetare dhe u que si shume zhurem e piskam qka jau merr mendja a ashte ne rregull me kanen shenjat kombetare ne xhami ajo kure te gjithe e dime qe edhe neper shkolla spo lejohen shenjat fetare mue ma merr mendja se shenjat kombetare skan qka lypin ne xhamija se ai ashte objekt fetar qka jau merr mendja p.sh ne Prizren atje ka Shqipetar,Boshnjak,Turqi,Magjup e Ashkali dhe me ja fillu secili me lyp qe shenjat e veta me i qiten ne muret e Xhamis qka ishe ba xhamija ma ajo sishe kane xhami por shpi apo ndertes CIRKUSI e disa njerez jane idhenu pse u hiqen shenjat.



Viti, 6 qershor - Bashkëjetesa e simboleve kombëtare përkrah atyre fetare në mure të brendshme të xhamisë së fshatit Vërban, nuk kanë gjetur mirëkuptim.
Disa Shqiponja të pikturuara në mure të brendshme të xhamisë që nga viti 1988, tashmë janë fshirë. Kryetari i fshatit Vërban, Bajram Bajrami, thotë se ky akt është i papranueshëm dhe për këtë fajëson imamin e ri të xhamisë.
“Shqiponjat kanë qenë aty të vizatuara si simbol kombëtar dhe askënd nuk e kanë penguar, sepse qysh atëherë Hoxha e ka paraparë dhe ka thënë që simboli kombëtar asgjë nuk pengon të jetë në objektin fetar, por tash si duket dikën e ka pengu kjo gjë që unë për veti dhe pjesa dërrmuese e fshatarëve ndihen keq” është shprehur Bajrami. Ai po ashtu ankohet se kjo xhami është ndërtuar me kontributin e fshatarëve dhe nuk mund të bëhen veprime pa u pyetur ata dhe këshilli i xhamisë. “Është këshilli i Xhamisë por të njoftohet edhe opinioni, fshatarët se a janë të pajtimit ata të fshihen simbolet kombëtare, e jo të qohet dikush edhe ta bëj krye në veti” ka potencuar Bajram. Mirëpo imami i xhamisë Hajrullah Aliu arsyetohet se simbolet janë larguar për arsye fetare.“Nuk është çështja te shqiponjat është çështja pse krijesa, figura piktura që kanë shpirt. Se nuk është se unë jam kundër, zoti mos e bëftë, se unë vet jam shqiptar, vet kam shqiponja. Ne mundemi nëpër shtëpia tona t’i mbajmë simbolet kombëtare” deklaroi imami Aliu. Sipas tij heqja e simboleve nuk është bërë nga ai dhe se vendimet merren në bashkëpunim të plotë me këshillin e xhamisë.
“Me vendimin e këshillit, se unë nuk i kam fshi ato Shqiponja, i ka fshi mixha Ragip, pra ata janë përgjegjës anëtarë të këshillit xhamisë” thotë imami. Po të njëjtën gjë e konfirmon edhe kryeimami i Bashkësisë Islame të Vitisë, Feim Abazi. “Imami na ka pyetur neve, më ka tregu se si është rasti. Domethënë është këshilluar me ne. E kemi sugjerua imamin që në bashkëpunim me fshatarët dhe këshilltarët e xhamisë, ta blejnë një ngjyrë që së paku t’i largojnë prej vendit në mimber ku kanë qenë të vendosura, se një gjë e tillë është e ndaluar. Ne jemi për simbole kombëtare, ne i ruajmë me gjithë kënaqësi, por vendin nuk e kanë në xhami” ka deklaruar kryemami komunal, Fehmi Abazi. Simbolet kombëtare në xhaminë e fshatit Vërban ishin pikturuar nga piktori i mirënjohur Demir Behluli, më 1988, në kohën kur xhamia ishte rindërtuar.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fshihen shenjat Kombetare nga Xhamija
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Forumi Islam-
Kërce tek: