ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Tahir Zemaj shpallet hero i Kosoves

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%


Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

MesazhTitulli: Tahir Zemaj shpallet hero i Kosoves   Wed Jul 07, 2010 2:20 pm

me ne fund pak drejtesi ndaj nje Komandanti me vlera ju jap medalja hero i Kosoves si po duket
Kosovaret e kane ba tradit me i livdu njerezit e mire vetem pasi te kene vdekur.


Prishtinë, 6 korrik – Tahir Zemaj që nga e hëna është “Hero i Kosovës”. Dekorimin me këtë urdhër të ish-komandantit që udhëhoqi forcat e UÇK-së të krahut të ish-Qeverisë së Kosovës në ekzil e ka bërë publik presidenti i Republikës, Fatmir Sejdiu, në 12-vjetorin e Betejës së Loxhës, e cila u kujtua të martën në një ceremoni në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Akademia përkujtimore për të kujtuar këtë betejë dhe të rënët e saj, Rrustem Bruçi, Enver Alaj dhe Lumni Surdulli, ka dëshmuar edhe 12 vjet pas saj se sa e ndarë ka qenë lufta e UÇK-së në Kosovë: aty nuk ka marrë pjesë asnjë zyrtar qeveritar i Partisë Demokratike të Kosovës, parti kjo në koalicion me LDK-në dhe asnjë zyrtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Strukturën monopartiake në këtë akademi e kanë “prishur” vetëm dy deputetë të AKR-së, Ibrahim Makolli e Rita Hajzeraj.
Dekorimin e Zemajt me urdhrin “Hero i Kosovës”, Sejdiu e ka bërë me motivacionin se “kolonel Tahir Zemaj tërë jetën dhe personalitetin e vet i shkriu për lirinë, pavarësinë dhe përparimin e Kosovës, dhe se udhëhoqi me mençuri Betejën e Loxhës dhe i solli vendit një fitore shumë të rëndësishme në luftën e përgjithshme të popullit të Kosovës për liri”.
Betejën e zhvilluar 12 vjet më parë në fshatin Loxhë të Pejës ndërmjet forcave të UÇK-së të krahut të LDK-së dhe forcave serbe, presidenti i Kosovës, Famir Sejdiu, e ka vlerësuar si njërën ndër fitoret më të lavdishme në luftën për çlirimin e Kosovës.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Tahir Zemaj shpallet hero i Kosoves
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: