ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 kesaj here Skender Hyseni ja ftofi Tadiqit e Jeremiqit

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Dardani_K2
Antar 10%
Antar 10%


Posts : 45
Join date : 07/07/2010
Location : Kahmas dhe Askund
Hobi Hobi : Te tanat Kapak

MesazhTitulli: kesaj here Skender Hyseni ja ftofi Tadiqit e Jeremiqit   Wed Jul 07, 2010 2:08 pm

Me ne fund edhe ky Skenderi i jone ja ftofi Tadiqit e Jeremiqit ashte kanen koha qe me
vepru dhe me tregu se dine diqka dhe qe e meriton ate post qe po e mane e jo me shku si stupc
ne OKB e me shujten e me i lanen shkiet me fole qka te dojne.

Nju Jork, 6 Korrik, NOA - Presidenti serb Boris Tadiç, bashkë me ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, janë larguar nga mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në shenjë rebelimi ndërsa po fliste kryediplomati kosovar, Skënder Hyseni.

Pasi shkëmbyen replika me njëri-tjetrin, përfaqësuesit e delegacionit serb, të cilët ishin në fakt edhe kërkuesit e këtij takimi të lartë të OKB-së, kanë vendosur ta bojkotojnë atë.

“Kosova nuk është shtet, nuk ka sovranitet dhe ky nuk është vetëm qëndrimi i Serbisë por edhe i Këshillit të Sigurimit dhe ministri i Jashtëm kosovar duhet ta pranojë njëherë e përgjithmonë këtë realitet”, u shpreh presidenti i Serbisë, Boris Tadiç në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Por deklarata të tilla, duket se e kanë nxitur ministrin Hyseni të jetë edhe më i ashpër me qëndrimin e tij në OKB, duke i bërë të qartë delegacionit serb se “Kosova nuk mund të shpërblejë ata që shkaktojnë dhunën”.

“Ne do të ishim të fundit që do të mbronin dhunën pasi i jemi nënshtruar dhunës për 1 shekull dhe e dimë saktësisht se kush e ka shkaktuar këtë dhunë", tha ai duke nënkuptuar palën serbe.

Fill paskëtaj, përfaqësuesit e delegacionit serb janë ngritur dhe e kanë lënë në mes fjalën e Hysenit, ndërsa ai po vazhdonte të thoshte se “Kosova do të punojë për të plotësuar të gjitha kërkesat dhe ankesat e popullsisë së saj serbe etj”.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
kesaj here Skender Hyseni ja ftofi Tadiqit e Jeremiqit
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Historia Shqiptare-
Kërce tek: