ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Poezi Islame

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 8:59 am

Kijameti ka me kris, o Zot të lutemi
mos na batis, ti je Zoti i gjithësisë.
O njeri o mëkatar, kthehu eja në rrugë të mbarë,
t' i lutemi Zotit gjitha mëkatet me na i fal.

Ti a nuk frikohesh o njeri, se çka ndodhi
në Amerikë e në Azi?!

Ato janë shenjat e kijametit
janë hadithet e hazreti Muhamedit.

Në Azi gjithë çka pati u shkatërrua
sa çel e mbyll sytë, emrin Cunam ja kanë ngjit.

Amerika fuqinë e Zotit nuk mundi me
e përballu, me emrin Katrin e kanë përgëzu.

Askush nuk tha se Zotin e kemi harru,
e për atë Zoti na ka dënu.
Edhe një stuhi e madhe kur do të jetë
emri i saj do të jetë kijamet.

Për mbi tokë askush nuk ka
me mbet, përveç Zotit të vërtetë.



O Zot

Kjo botë e mallkuar na bën të qajmë me lot,
njerëz të droguar, të sëmurë e të harruar.

Vajza të reja të mitura e të shitura,
të robëruara, të zhveshura e të shkatërruara.

O Zot, kjo botë e mallkuar
na bën të qajmë me lot.

Po ti o njeri, kthehu te ai Perëndi
zbatoji urdhrat e Tij, e ai do të na japë
liri, mirësi dhe dashuri.

Mos ta dëgjojmë shejtanin, se ai na shlyen imanin
na vë në terr e na çon në ferr.

O Zot na bëj të mundur t'i zbatojmë
urdhrat e hazreti Muhamedit,
e të na i hapësh tetë dyert e Xhennetit.

O Zot na ndihmo që mos të derdhim lot
na ndihmo në këtë dhe në tjetrën botë.



O njeri


O njeri, o musliman,
sa shumë gjumi që të ka zënë.

Të zgjohemi nga gjumi i mallkuar,
ta mësojmë e ta studiojmë Kur'anin e bekuar.

Të shohim se sa shumë e ka vlerën,
e studiuan të tjerët, e ti o musliman
sa shumë gjumi që të ka zënë.

Ta mësojmë e ta studiojmë Kur'anin
se aty është drita, është dielli,
aty është hëna e qielli.

Aty është fukaraja e sadakaja,
aty është ndriçimi, aty është jetimi.

Aty është zeqati, është profeti, aty është Xhenneti,
është gjithësia, aty është edhe Perëndia.

O musliman, zgjohu nga gjumi që të ka zënë.



Meka dhe Medina

E dashura Medine të kam thellë
në zemrën time, ah sa shumë që u rrite
at Muhamed Mustafanë kur e prite.

Kur të vetët e torturuan e nga shtëpia e dëbuan, sa shumë zemrën e zgjerove
atë Muhamed Mustafan kur e pranove
kurrë prej dore s'e lëshove.

Meka është vendlindja e hazreti Muhamedit,
në skaj të Qabes guri i Xhennetit.

Dikur Qaben e lëshove e pas një kohe
të gjithë njerëzit i bashkove,
me të mira i përgëzove, dashurinë ua dhurove, të gjitha vuajtjet i harrove,
fale vuajtjet kur munde me u hakmarrë
fjala jote melhem për varrë.

Por Medinen se harrojmë kurrë,
aty është vari plot me nur,
aty është drita që nuk shuhet kurrë.

Meken dhe Medinen askush nuk i harron
e gjithë bota i viziton.

Xhamia


Pranë xhamisë ti kur kalon
ajo ty të shikon me zë të lartë ajo të fton,
por ti aspak nuk e dëgjon.

Mos të tubohemi atje ku tubohen
shokët e shejtanit, ku pihet alkooli
e ta zë frymën tymi i duhanit.

Mos të ulemi atje ku shejtani ta mbush gotën
e ti e pi, të harrosh nënë e babë,
grua e fëmijë.

Neve na thërret xhamia, aty është qetësia,
aty është pastërtia, xhamia na thërret e na thotë:
ah këto varreza që i kam rreth e rrotull
këtu i keni nënë e babë, këtu i keni vëlla e motër.

Këtu i keni varrosur e i keni lënë,
një ditë të gjithë këtu keni me qenë
këtu patjetër të gjithë do të jeni,
ah mjerë për ju që ndërmend nuk e keni.

A mund të thotë dikush se jo unë kurrë nuk vdes,
jo, sepse nuk e kemi as më të voglën shpresë,
një ditë të gjithë do të vdesim
deri në ditën e gjykimit në varreza do të mbesim.

Në varr askush nuk do ta dijë
se si do ta kemi hallin,
në ditën e gjykimit duke u ngutur
para Zotit do të dalim.

Si do të dalim para Zotit nuk e di,
o Zot, të lutemi ditën e gjykimit
fytyrat tona mos na i nxi.



Shamia

Kur e vure ti at shami
ah sa shumë do të kesh dobi, sa e lumtur do të jesh ti.

Sa shumë nëna do të uron,
sa shumë Zoti do të ndihmon, pejgamberi do të dojë.

Atë shami ti kur e ve
sa shumë shejtanin e përze, sa shumë melaike me ti i ke.

Ata gjithmonë të ndihmojnë
në rrugë të mbarë ata të çojnë, prej shejtanit ata të mbrojnë.

O Zot të lutemi na udhëzo rininë,
ti moj motër të na gëzosh shaminë.

Ne të gjithë ta kemi lakminë,
inshallah Zoti ta shton diturinë.

Droga


Mjerë këtë drogë të shkretë që e afruan
sa shumë të ri u shkatërruan,
sa shumë nëna u pikëlluan.

Ti moj nënë e mjera nënë
pihet droga anembanë,
të rrimë në rrugë mos me na lënë.

Ti moj nënë që rrit fëmijë
me shumë mund e me shumë mërzi,
shkatërroi droga shumë të rinj.

Ti moj nënë që rrit vajzë e djalë
përgatiti për kohën që ka ardh,
përgatiti e mbaji fort për dore
tregova pasojat e kësaj droge.

Nuk është koha që kaloi
na erdh droga e na shkatërroi,
sa shumë prindër i pikëlloi.

Në këtë kohë që jetojmë sot
me mjerime e me lot,
në këtë kohë që jetojmë ne,
pa moral e pa fe.

O Zot të lutemi largoje këtë drogë nga ne,
na jep din e na jep fe që të lumtur t'jetojmë ne.


Nëna me zemër të lënduar




(Kjo ngjarje zhvillohet mes nënës dhe birit të saj i cili ishte mënjanuar nga rruga e All-llahut. Nëna e tij përpiqet me gjithë forcat e saj për ta bindur djalin e saj të kthehet në rrugë të mbarë e ta bindë që ta falë namazin. Nëna ishte zgjuar për ta falë namazin e sabahut, dhe i afrohet djalit;)

Nëna: Zgjohu more biri i nënës se thërret ezani, çohu fale namazin!

Djali: (duke i bërtitur nënës së tij) Oj, a je çmendur…(e shikon orën) A nuk e sheh se sa është ora? Nuk më le një ditë rahat të fle…(dhe pa i vënë re lotët e nënës së tij, të cilës zemra i ishte bërë copë e thërrime, u kthye në krahun tjetër.)

Nëna: (me lot në sy) Ah more biri i nënës, kthehu në rrugë të mbarë, ah sa shumë ma lëndon zemrën kur ezani thërret e ti nuk ndalesh ta dëgjosh, e të marrësh abdest e ta falësh namazin…t'i lutesh Zotit për mëkatet e tua.

Djali: Hajt moj nënë, se ende i ri jam, nuk po më le të qetë, kur do të plakem atëherë do të falem, sa shumë të rinj ka kështu sikur unë!

Nëna: Oh more biri i nënës, kjo botë është kalimtare e shumë e shkurtë, shumë shpejt kalojnë ditët, javët, muajt e vitet. Ti more bir, bëj ibadet sa je i ri se kur të plakesh nuk do të kesh fuqi, atëherë do të jetë tepër vonë. Ah more bir, kur linde ti të gjitha dyert e diturisë e të dritës ishin të mbyllura më shumë se gjysmë shekulli në errësirë. Edhe unë u linda e u rrita në atë kohë, mirëpo prindërit e mi më mësuan e më udhëzuan në fenë Islame. Zoti i mëshiroftë prindërit e mi e i shpërbleftë me Xhennet. Edhe unë të mësova e të udhëzova aq sa pata mundësi, mirëpo ti kurrë nuk i përsërite e të gjitha i harrove. Sa të lumtur jetonim, na mbronte dhe na ndihmonte All-llahu.

Djali: (I pikuan një dy pika loti duke i kujtuar momentet kur jetonin të lumtur, kur shkonte në xhami, e respektonte nënën dhe bënte gjithmonë punë të mira. I erdhi për ta ngushëlluar veten, dhe padashur psherëtiu) Ohh…

Nëna: (kur e vërejti se djalit të saj iu zbut pak zemra vazhdoi) Por tani kohërat kanë ndryshuar more bir, tani kemi libra, broshura të ndryshme në bibliotekë, në xhami, në rrugë, ngado që të shkojmë, mirëpo ti kurrë nuk merr t'i lexosh. Ah kjo shoqëri e keqe dhe e fëlliqur…

Djali: (mendonte e mendonte, tani nëna e tij po ia rikujtonte ditët e mallkuara kur ishte bashkuar me atë shoqëri të keqe e të fëlliqur, ku ata i udhëzonte shejtani i mallkuar, e fajësonte veten për këtë, filloi t'i vijë turp nga vetvetja për punët e këqija që i kishte bërë.)

Nëna: Ah kjo kohë e shëmtuar dhe e çoroditur, që na erdhi e na gjeti të papërgatitur…(nëna u ndal një çast, mori frymë thellë dhe vazhdoi) Ah more bir, për këtë kohë që ka ardhur, hazreti Muhamedi ka thënë se do të vijë, e ja na erdhi, ne sot po e përjetojmë këtë kohë të fëlliqur e të shëmtuar.

Ai ka thënë se do të vijnë edhe shenjat e kijametit, e ja edhe ato kanë ardhëur, e ne sot po i shohim me sytë tanë, e prapë nuk po na mbushet mendja. Uragane, cuname, vërshime, tërmete, vullkane, luftëra...

Këto janë të gjitha shenjat e kijametit, një ditë do të krisë edhe kijameti mos harro, pastaj do të vijë dita e gjykimit, dita e llogarisë, dita e drejtësisë, dita e trishtimit dhe e frikës, ah kur e kujtoj se si do të dalim para All-llahut. Sa turp i madh do të jetë kur atë ditë do t'i lexojmë mëkatet me gojët tona, e pastaj do të heshtim…duart e këmbët tona do të flasin. More bir, mos e lejo veten të turpërohesh para Zotit xh.sh…

Djali: (djali kur dëgjonte nënën e tij i dridhej trupi, ethet i shtoheshin hiç pa nda…)

Nëna: Ditën e gjykimit kjo botë sa e shëmtuar ka me dalë, të gjithë do të pyesin se kush është kjo, e ajo do t'u tregojë se është bota dhe se është e pafajshme se edhe atëherë kur keni jetuar ka qenë kështu e tillë por shejtani e hijeshoi dhe ju u mashtruat. Dhe të gjithë do të jemi para Zotit të tubuar e do të presim dënimin e merituar.

Djali: (djali i hutuar qëndronte në krevat i shtrirë, ndërsa nëna e vet me lot në sy u mundonte që ta bindte djalin e saj.)

Nëna: (me lot në sy e me një zë lutës vazhdoi) Kthehu more biri i nënës, se ende ka kohë që të pendohesh, e jo kur të mplakesh se atëherë do të bëhesh i paaftë e të gjitha dyert do të mbyllen, vetëm një do të jetë e hapur, e ajo është dera e xhamisë. Ajo kurrë nuk mbyllet, gjithmonë na thërret, e ti atëherë do të shkosh në xhami, mirëpo nuk do të dish se ku të ulesh, të ulesh në fund aty janë fëmijët, të ulesh në mes aty janë të rinjtë, të ulesh në fillim aty janë ulemat që gjithmonë të kanë thirrë për në rrugë të mbarë.

E ti atëherë do të ulesh te fëmijët, e kur do të ulesh aty do të kujtohet kur ishe i vogël e nëna të mësoi e të udhëzoi, e ti kurrë nuk i përsërite e të gjitha i harrove. E atëherë do t'i lutesh Zotit: "O Zot, mi fal mëkatet e mia se vetëm Ti je ai që m'i fal!" Nëse do Zoti të falë e të çon në Xhennet, mirëpo ti do të mbesësh te dera e Xhennetit, sa dëshpërim i madh do të jetë kur të tjerët shëtisin nëpër Xhennete të larta e ti do të mbesësh tek dera përgjithmonë. O biri i nënës, po në këtë botë të gjithë duan të arrijnë sa më lartë, po pse nuk punon në këtë botë që të arrish në Xhennet më lartë, se atje do të jesh përgjithmonë. Oh, oh, mjerë për ty o biri im nëse All-llahu nuk t'i fal mëkatet, oh…(në këtë moment nënës i filluan dhimbje të papërshkrueshme në shpirtin e saj prej nëne, oh po ç'të bënte e shkreta, i dhimbsej evladi i vet, mori frymë edhe njëherë thellë dhe vazhdoi) Nëse Zoti nuk t'i fal mëkatet, atëherë të pret zjarri i Xhehenemit. Jo, jo more biri i nënës, kurrë nuk dëshiroj që të jetë kështu, e di se edhe ti nuk do kështu, po shpresoj se një ditë do të kthehesh në rrugë të mbarë e do ta falësh namazin, e do të shkosh në xhami e do të ulesh në mesin e xhamisë te shokët e tu, e do t'i lutesh Zotit për mëkatet tua, kurse unë sa të jem gjallë do të lutem për ty. (nëna e shkretë filloi me zë të qajë.)

Djali: (djali nuk u përmbajt më, iu hodh nënës në qafë dhe i ngriti duart kah All-llahu) O Zoti im, o Zoti i qiejve dhe i tokës, o Zot i Arshit të Madh, falmi mëkatet se vetëm Ti je ai që fal dhe ki mëshirë ndaj meje…

Nëna: (sikur nuk u besonte veshëve kur e dëgjoi djalin e saj) O Zot sa kënaqësi! (Edhe nëna i çoi duart drejt All-llahut, me lot në sy dhe nuk mund ta përmbante gëzimin) FALËNDERIMI I TAKON ALL-LLAHUT, ZOTIT TË GJITHËSISË! (Dhe e shtrëngoi djalin e vet në gjoksin e saj).




DËSHIROJ TË MOS KETË NËNA TË TILLA ...

Lutje




O Zot të lutemi, te Ti kemi shumë dëshira, na bën të mundur të bëjmë punë të mira.

O Zot na bën të mundur që të të përmendim sa më shumë, sa më pak të bëjmë gjumë.

O Zot të lutemi na ndihmo, rininë nga rruga e keqe na largo, të lutemi udhëzoje këtë rini, me ndihmën tënde o Perëndi.

O Zot të lutemi prej sherit të shejtanit na mbro, gjitha mëkatet mos na i shëno.

O Zot na bëj të mundur ta lexojmë Kur'anin, që sa më shumë ta forcojmë imanin.

O Zot na bëj të mundur ta duam hazreti Muhamdin, me ndihmën tënde na dhuro Xhennetin.

O Zot, të lutemi atë Muhamed Mustafa me e shpërble me të mirat Tua në madhërinë tënde që i ke.

O Zot të lutemi na udhëzo rininë, Ti krijove gjithësinë, krijove njeriun. Si do të dalim para Teje nuk e dimë.

O Zot të lutemi natë e ditë me gjithë zemër e me gjithë shpirt, varrin të na zgjerosh e të na bësh me dritë, ta shohim Xhennetin natë e ditë.

O Zot të lutemi na ndihmo ditën e gjykimit, fytyrat tona na zbardho. O Zot, Ty të lutemi, ditën e gjykimit fytyrat tona mos na i nxi.

O Zot të lutemi na ruaj prej asaj peme që e ke quajtur Zekkum, na bëj të mundur të të përmendim sa më shumë.

O Zot të lutemi na bëj të mundur Xhennetin, na bëj komshi me hazreti Muhamedin.

O Zot im, më fal mua dhe prindërit e mi dhe të gjithë besimtarët e tjerë.

O Zoti im, pranoji prej nesh lutjet me të cilat i drejtohemi madhërisë Sate dhe na i prano pendimet tona.

O Zot im, më bëj që të fal namazin dhe prej pasardhësve tanë bëj të tillë.

O Zoti im, me jep dituri dhe më bashko me të mirët.

Më bëj që të lë përkujtim të mirë ndër ata që vijnë pas dhe më bëj trashëgues të Xhennetit.

O Zoti im, Ty të bëj sexhde, Ty të kam besuar, Ty të dorëzohem,Ti më jep durim, Ti më jep shpëtim, Ti je Zoti im, Ti je vetëm një, ndihmë kërkojmë prej Teje.

O Zoti im, Ty ta kemi dhënë besën, te Ti e kemi shpresën, Ty do të lutemi deri sa të vdesim. Kur të vdesim na mëshiro, me atë Muhamed Mustafa na tako.

O Zot kemi shpresë në mëshirën Tënde, asnjë çast mos na lë t'i mbështetemi vetes sonë. Kjo botë e mallkuar mos të na mashtrojë, na fal neve dhe babë e nënë.




Amin!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 9:01 am

Nëna


Zemra e nënës si drita e hënës,
si drita e diellit mu në kupë të qiellit.

Hazreti Muhamedi ka thënë: nëna, nëna, nëna
vetëm një herë babë ka thënë.

Nëse nënën e hidhëron sa shumë zemrën ia lëndon,
nëse ja thua një fjalë të mirë ashtu nëna ka dëshirë.

Nëna është ajo që të lindi, ajo që të rriti,
nëna është ajo që të edukoi, nëna është ajo që të ledhatoi.

Nëna është ajo që të do më shumë,
nëna është ajo që për ty mbeti pa gjumë.

Nënë askush nuk mund të bëhet në këtë jetë,
vetëm nëna të do pa ryshfet.

Nënë moj nënë, ti je diell, ti je hënë,
nënë, nënë,
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 9:01 am

lexojeni se eshte shumm e mir ehehe a po ju pelqejn hiq ahahahaha
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:29 pm

MENDO

Thu kam zemër të pastër
Allahu e di,
Por pasqyrë e zemrës tënde
Është puna që bënë ti.

Nuk falem s’kam kohë
Allahu do të me falë,
Por Allahu kur të krijoi
Së pari kohën për këtë ta dha

Mbulesën nuk e mbaj
Thua mëkat i vogël,
Por urdhërit të kujt nuk i bindesh
Vallë a të shkon në mend?

Mëson gjithçka,
Që ke në fakultet,
Por për të lexuar Kur’an
Nuk ke kohë as për një ajet.

Kur shikon gjithë këtë krijim
Si mashtrohesh
Të thuash është bërë
Pa qëllim.

Pendohu dhe në adhurim kaloi ditët
Se vdekja vjen kur nuk e pret
E koha nuk të përsëritet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:31 pm

Ne Allahut i kem besu

Ne All-ahut i kem besu
Pengamberit i kem premtu
Çdo detyrë e obligim
Me ndërgjegje do ta kryjm

Falim namazin me respekt
Zeqat japim per çdo vjet
Ramazanin e agjerojm
Dhe Bajramin e festojmë

Për Bajram presin kurban
Pasuri ata që kanë
Pune e shejtë e më e madhe
Kishe me qenë haxhxhi ne Qabe

Lumturi nuk ka pa fe
Te gjitha të mirat aty i ke
Po nuk dite me logjiku
Nga e vërteta ke deviju

T'jesh musliman është kënaqesi
Ti krysh borxhet me lumturi
Bën miresi hiq pa ia nda
veprat tua ke me i pa.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:32 pm

(kushtuar profetit Muhamed a.s
nga poeti i madh Busajriu)

Muhamedi është prijës për gjithësinë,

xhindë, arabë, të huaj e për mbarë njerëzinë.

Urdhërues e ndalues është profeti ynë;

i prerë në çdo rast në po dhe në jo-në.

Shefaati nga vetëm Ai mund të pritet,

në çdo rast rreziku kur njeriu zhytet.

Kush kapet pas Tij që Zotit t'i lutet,

është kapur në një tërkuzë që kurrë nuk këputet.

Me trup e me shpirt dalloi ndër të tjerë,

asnjë s'ju afrua në dije e në nderë.

Gjithë profetët e tjerë nga Ai patën pjesë;

një grusht ujë nga deti, një pikë ujë në vesë.

Gjithë profetët me radhë qëndrojnë para Tij,

për të fituar dije, nder e urtësi.

Me trup e me shpirt u krijua i plotë,

u zgjodh më i dashur tek i madhi Zot.

Meritat që ka, askush nuk i afrohet,

diamant i pastër, nuk mund të copëtohet.

Përveç qenies Zot, çdo lavd i përket,

s'të ngrejmë si të tjerët gjer në hyjnitet.

Mandej derdh për Të çdo nder e lavdi,

Atij i takon çdo lavd e madhështi.

Nderimi për Të s'njeh asnjë kufi,

lavd e Tij s'përshkruhet kurrë më gojëtari.

Aq sa kishte vendin t'lihej në mrekulli,

emri i Tij nga vdekja ngjallte çdo njeri.

Me gjëra që s'kapen arsyen s'e rëndoi,

nga t'kalumet pranga njerëzinë e çliroi.

Çdo profet që erdhi, erdhi me mrekulli,

por çdo mrekulli erdhi nga drita e Tij.

Siç shkëlqen rubini n'sedefit mburojë,

i shkëlqente nuri n'fytyrë e në gojë.

Asnjë burrë tjetër atij s'i afrohet,

lum kush pati fatin me Të të takohet.

Brumin e Tij të bukur vetë lindja e tregoi,

t'bukur pati fillimin e ashtu mbaroi…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:34 pm

NENA



ne enderr me ishe yll shendrites

ne boten time te vogel

ishe frymemarrja ime nene.......

cka pa ty?

ne jeten mbaresore

qe mburoja ime, mbulesa ime, truproja ime....

nena ime ...

ku pa bekimin tend?

nen kembet tua rrjedh nuri i Firdeusit

me ndihmo t'a gjej ate e dashura ime...nene ..

embelsia yte me shton vullnetin,

ndjesine e te qenit human,

njeri i kompletuar per se mbari me dinjitetin e pafundm nene....

cka pa ty?

....nene...

ska rendesi asgje pa ty...

e embla ime nene

sa nektar perzgjedhes per bletet je ti.

me fal mua nene me merr ne perqafim

nene dua te te puth doren e arte nene....

sa te humbur jemi pa ty...

ne kete vale mbeshtjellese

te jetes se trazuar ne krahet tu gjej prehjen, mbeshtetjen, ...

e cka me pas?

Trazim i nje nate dhe malli per ty ska te ndale

Te fle apo te shkruaj per ty?

sa nete shkrove ti per mua poezi dashurie e embelsie?

sa ninulla kendoi zeri i zemres amnore?

ska te ndale....

me mijera e mijera shkronja

dhe dashuria per ty nuk shkruhet e as nuk pershkruhet. ..

kurse ne zemer me ndjell vaj e lot

qe nuk mund te laj borxhin!

si te jem pre e zemres tende?

Allahu im sa ndjesi te paster fale mes nesh

nene ---femije.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:37 pm

I DASHURI VELLA


Ne nuk po dijme me te pergjigjemi.
Sepse kemi harruar se si pyetet.
Nuk po shohim me te verteten,
si qielli mbi det,sepse po shikojme
pa menduar per syte.
E syte shohin shume ,por jo veten

I dashuri vella

Ne mes te shkretetires eshte lodhur
nje deve duke bartur uje mbi shpine
dhe po vdes nga etja...
Ndoshta ,ndoshta edhe peshku do te vdiste
sikur te ngopej me uje,
e uji lag gjithqka ,perveq vetes...

I dashuri vella

Kam qeshur pa e kuptuar pse erdha ne kete bote duke qare.
Kam qare pa e kuptuar ,pse kam qeshur symbyllur ne djep.
E dua dhimbjen qe me zgjoi ,nga gjumi i jetes,
i asaj jetes qe nuk do te doja te ishte e imja,
sepse kafazi sa do qe te jete i gjere ,prap kafaz eshte...

I dashuri vella

Duke u mahnitur se po i dallojme te gjitha ngjyrat ,
harruam te mendojme per driten qe na i mundesoje dallimin.
Ne rrugen e pishtarit ndriques ,ka drite per te gjithe ata qe nuk i mbyllin syte para saj.
Drites nuk i duhet qe dikush te deshmoje se ajo ekziston ,
sepse ajo vete deshmon per veten.
Prandaj,prandaj ka kohe qe nuk po dijme me te pergjigjemi
sepse kemi harruar qe qdo pyetje brenda ka edhe pergjigjje.

I dashuri vella

Nese jeton si ishull ne mes te shkretetires,
ne mes te detit te pa ane,nje dite do te vijne anijet dhe do te zbarkojne tek ti sepse nuk kane ku tjeter.
Ne rrugen e jetes mund te ecin mire vetem ata qe dijne se ku shkojne.
Ata qe nuk dijne te ngrohen digjen,digjen pa e menduar se zjarri djeg gjithqka per veq vetes...

I dashuri vella

Duhet,duhet t apranosh tri here se je i padijshem per t akuptuar se padituria eshte semundje pa dhimbje,
por, me e dhembshmja duhet te shkurrorezohesh tri here nga kjo bote,per ta kuptuar,se kjo i ngjan nje plake,
nje plake qe eshte fshehur nen vellon e nuserise...

I dashuri vella

Kur ndjehesh i vetmuar mes qiellit dhe tokes mendo,mendo
se si ndjehen qielli dhe toka qe te kan ne mes,
toka s'eshte e jotja por , ti ,ti je nga toka,prandaj,prandaj
thuaj ballit ,thuaj ballit le ta puth token,
e atehere,atehere do ta ndjesh dashurine e qiellit....

I dashuri vella

Nese mendja nuk mund ta qetesoje zemren,atehere
thuaj zemres le t aqetesoje mendjen,
sepse ate qe kerkon mendja e gjene zemra.
Te gjitha vitet qe shkuan i takojne vdekjes,
Qdo perendim i diellit eshte edhe lindje e tij,
Nese nuk do ta humbasesh kohen ,lutju Atij,Atij qe eshte betuar ne Kohen...
O ZOT me jep aq mend qe te kuptoje se sa i pamend qe jam.
me jep aq dije qe ta kuptoje se sa i paditur qe jam,
me jep aq force qe ta kuptoje se sa i pafuqishem qe jam.
E kur te ngadhnjejme ne toke, me beje qe mos harroje se prap do te behem toke.
O ZOT ,une qe te kam vetem TY ,i shikoje me dhimbje te gjithe ata qe kane qdo gje perveq Teje ,
E qfare mund te kete perveq Teje ?!
O ZOT.....
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:38 pm

Jam Musliman






Falenderoj Zotit qe me ka udhzu,
n'rruge të drejt me u nise
të njoh Allahun për Zot
që gjithcka e ka jeretise
të besoj Kur’anin fjale te Tij
që Muhamedit a.s ia ka zbrit
të pranoj Islamin për fe
fen e paqes dhe të harmonis
ti du njerëzit e dashur
dhe të respektoj mbar njerëzin
të zbatoj ligjet e sheriatit
dhe të predikoj barazin.

Dhe Ai vërtet e di c'farë ka ne zemrat tuaja
Prandaj mos guxoni të fshiheni më kot
Do silleni verdallë para e mbrapa
Derisa Allahun ta njihni per Zot.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:40 pm

YJE SHQIPTARE NË QIELLIN ISLAM


Fise dhe popuj Allahu i bani
Që sejcilit t,i njihet tabani.
Por ma afër te Allahu janë
Ata që përsos e kanë takvanë.
Ejani me mua se n,rrugë jam
Me yjet shqiptar n, qiellin Islam.
N,qiellin Islam shumë yje t,Shqipnis
Hoxhë Tahsi i çamerisë.
Në Stamboll emri i ka dale
Themeloi fakultetin e pare.
E nga Frashëri Shamsudin
Për Sami shqiptar e dijnë.
Vepra e tij Enciklopedia
Me te mburret sot Turqia.
E kah vona Hoxhë Albani
Ai ishte djal shkodrani
Për hadhithe i ka dal nami.
Atje n, Sham e kudo shkon
Emri i tij me nder takon.
E si nur Hoxhë Gavoçi
Për mirësi pak ju pa shoqi
Shum talebe ai ka mësu
Deri në SHBA i kam taku.
Shkodrën e vet kurr se harroi
Me shum mall shpesh here shkoi
Me u knaq e me ndihmu
Dorën e ndihmës duke afrue.
E gjat luftës në Kosovë
Alimi fisnik mori hov
Pleqnia e thellë se ndaloi
Fushës s,betejës pranë i shkoi.
Asnjëherë s,iu ndal turri
Me ç,ka ka lufton burri.
Abdyl Kadri fort me nam
Arnauti njihet n,Sham.
Atje n,Pej rranjët i ka
Disa here pat shku me pa.
Edhe Shqipnin e vizitoi
Një herë n,Shkodër ligjëroi.
Arnaut edhe Shuajpi
Në Vukatan i zu fill thalbi.
Në Vukatan, Shkodër Loce
Për burrni ka pak shoqe.
Mehmet Akif vjershëtar
Turqisë i dhuroi Hymn Kombëtar.
Vjersha të tjera plot nur
Për Islamin lavdi ai thur.
Por Islami lavdata s,kërkon
Zemra e poetit këndon.
I krijon me shpirt e mall
Zoti i madh ia baftë hallall.
Historian Husein Muenisi
Atllasin Islam e qendisi.
Për këtë vepër asht i pari
Kështu nderon vehten shqiptari.
N,Misir ai lind e rrit
Origjinës i dha dritë.
Imam Vehbiu në Amerikë
Emër të mirë atje ka ba
Shtat dekada në kurbet
Kurr s,harroi vendin e vet.
Pak në Lindje ,shumë n,Perëndim
Fesë, Atdheut, gjithmon n, shërbim.
Gjithmon Shkodrën e kujtoi
Disa here atje shkoi
Se atje burri mori kivetin
Për të ba ball kurbetin.
Forca durimin ka n,iman
Që përfshin edhe iman.
Lus Allahun ta nderoj
Edhe mua shumë më ndihmoj.
Penda e tij krijoi shumë shkrime
Ja lam Allahut për shpërblime.
Këta burra paçin rahmet
Allahu i pranoftë në xhenet.
Vepra e tyre asht madhështore
S, kanë nevojë për permendore.
S,kan nevojë për bronx e gur
Vepra e tyre ndrit si nur.
Shpërblim ,baltë nuk pranojnë
Rizan e Allahut veç kërkojn.
Mermeri e bronci dobi nuk ban
Për Allahun mirësia kurban.
Vetë vepra asht kallxues
Fshati që duket s,do kallaus.
Shoku-shokut borxh ia kemi
Për njëri tjetrin gjithmon t jem.
Për Allah të gjith punuan
Din ,At, Atdhe fort nderuan.
Dëshirë kam t,i kujtoi
Me niet t, mir unë vjerrshoj.
Kënd te Allahu s,rrekomandoj
N, borxh t, Allahut për Atë mendoj.
Prej tij merhamet kërkoi sa t,rroj
Këto vargje i shkroi Burhani
Një cop plis nga Vatani
Jabanxhi, Jetim Zamani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:45 pm

Kudo qe jeni, vdekja do t’ju gjejë

“...E kur t’u vije afati i tyre, ai nuk mund të shtyhet per asnje moment, e as të përngutet më parë,” ( Kur’ani,7:34)


Ky rrëfim për një Njeri Mesatar na tregon,
I cili kundër planit të All-llahut vepron,
Po qe se në këtë figuroni,
Pendohuni dhe mos mëkatoni.

Ishte ora katër, herët në mëngjes
Kur vdekja trokiti në derë të dhomës së fjetjes,
“ Kush është?”, I fjeturi thirri..!!!
“Më lejo brënda, jam Azraili.”

Përnjëherë njeriu të dridhet filloi,
Djersitja nga ethet e vdekjes e mbuloi,
I briti gruas së tij të fjetur,
“ Mos i lejo këtij të ma marrë jetën.”

“O Engjëll I vdekjes, ti ik që këtu!
Ende nuk jam gati, më lër rehat mu
Prej meje e tërë familja ime pret
Të lutem kujtohu, edhe një rast ma jep!”

Engjëlli të trokasë në derë vazhdoi,
“Do të ta marr jetën pa dhembje”- ai shtoi,
“ sepse shpirtin tënd All-llahu e kërkon,
E s’jam une ai që këtë e dëshiron.”

I shastisur njeriu filloi me dënese,
“O Engjëll, aq shumë kam frikë të vdesë,
Do të bëhem robi yt, e do të të jap ar,
Mos më dërgo në të errëtin varr.”

“Më lër brënda, o njeri”-Engjëlli tha,
“Hape derën shpejt, nga shtrati ngrihu pra,
Po qe se ti nuk më lejon të hyj,
Nëpër mur si Xhinn, do të futem aty.”

Njeriu armën në dorën e djathtë e mbante,
Qëllimin e engjëllit desh ta kundërshtonte,
“Armën drejt kokës tënde unë do ta zgjas,
Vetëm guxo e hyr, ne vend do të vras.”

Engjëlli në dhomë tashmë kishte hyrë,
Duke thënë: “O Njeri, fatin e ke të nxirë,
Njeri I marrë, engjëlli nga ti kurrë s’vdes,
Hidhe poshtë armën dhe mos dënes.”

“Përse frikësohesh, më trego o njeri,
Të vdesësh sipas planit të All-llahut ti?
Mos u bëj i zymtë, afrohu dhe buzëqesh
Gëzohu që prapë Atij po i kthehesh.”

“ O engjëll unë nga turpi lotoj,
S’kam pasur kohë fare All-llahun ta kujtoj,
Nga mëngjezi në muzg pasuri grumbulloja,
Madje as për shëndetin tim une nuk mendoja.”

Urdhrave të All-llahut nuk ju binda fare,
Pesë here në ditë nuk u fala, pa pasur marre.
Ramazani vinte Ramazani shkonte,
Pa u penduar koha më kalonte.”
Haxhi për mua gati u bë farz,
Po unë nuk desha paratë t’i jap,
Të gjitha bamirësite une i braktisa,
Duke marrë fajde, unë u katandisa.”

“Disa herë pija ndonjë gëllenjkë verë,
Me gra flirtuese rrija përherë,
O engjëll! Prap po të lutem ty,
Ma fal jetën edhe për një vit a dy.”

“ Do t’u bindem të gjitha ligjeve të Kur’anit,
Qe nga dita e sotme do t’ia filloj namazit,
Agjërimin dhe Haxhxhin unë do t’i plotësoj,
Nga mendjemadhësia veten do ta largoj.”

“Do të mbahem nga kamata e prapë,
Dhe tërë pasurinë në bamirësi do ta jap,
Verën dhe prostitutat pëgjithmonë do t’i harroj,
Njëjësinë e All-llahut unë do ta dëshmoj.”

“Ne engjëjt urdhrat e All-llahut plotësojmë,
Kundër urdhrave të Tij nuk mund të veprojmë,
VDEKJA për të gjithë është urdhëruar,
Babanë, nënën, bijën, birin s’ka për t’i kaluar”

“Kam frikë se me kaq e pate,
Tani pëkujto të kaluarën tate,
Unë frikën tënde e kuptoj,por kot,
Sepse tash është bërë tepër vonë për lotë.”

“Në këtë botë më shumë se dyzet vjet jetove,
Kurrë me njerëzit e tu ti nuk u pajtove,
Prinderit e tu kurrë nuk i dëgjoje,
Lypësit e uritur gjithmonë i largoje.”

“Dy pasardhëset e tua nuk i deshe ti,
Në klubet e natës ato këndojnë tani,
Në vend që sa më shumë muslimanë të bësh,
Ti fëmijët e tu jomuslimanë do t’i lësh.”

“Ezanin e muezzinit nuk deshe ta dëgjoje,
E as Kur’anin ti aspak s’e lexoje,
Gjithë jetën premtimet e dhëna i theve
Shoket i tradhëtove, ne armiq i ktheve.”

“Nga të mirat e grumbulluara ti shumë kurseve,
E punëtorët e tu aspak nuk i shpërbleve,
Kuajt dhe letrat i kishe pushim,
Fitimin e parave, të vetmin gëzim.”

“Haje vitamina gjithnjë duke u trashur,
Me të sëmurin kurrë të ulesh s’ke dashur,
As pike gjaku kurrë nuk dhe,
Që mund të shpëtonte ndonjë foshnje.”

“ O Njeri, të këqija ke bërë pra,
Si asnjë bleje prona të mëdha,
Kur fshatarët kërkonin ndihmë nga ti,
Ti s’kishe mëshirë, edhe vetë e di.”

Parajsën për ty? Mendja nuk ma merr,
S’ka aspak dyshim, do të zhytesh në ferr,
Nuk ka kohë për ty as për tu penduar,
Do të ta marr shpirtin, për çka jam dërguar.”

Përfundimi është i dhimbshëm në këtë vend,
Vërtet, nga frika njeriu u çmend,
Me një britmë ai u hodh nga shtrati,
Dhe aty për aty, i vdekur ra i ngrati.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:50 pm

SHPIRTI

Kur të dalë shpirti, prej trupit të mjerë

Ah unë po ndahem, do të thotë një herë
Tre herë do thërrasë, i vdekuri i mjerë
Por ne se dëgjojmë, atë zë të prerë
Lutet dhe thotë, për Zotin e vërtetë
Ujin që të më lani të mos jetë i nxehtë

Se unë e kam trupin tash të dërrmuar
Nga meleku i vdekjes, sapo kam shpëtuar
Kam dhimbje në trup, lehtë të më fërkoni
Shumë ju lutem, të mos më dërrmoni

Sikur ta dëgjonte, zërin njerëzia
Shpirt nuk do të mbetej, do vdiste gjithësia
Trupin e atij shpirti sikur ta vështrojë
Një melek i vjen, e do ta kuvendojë

Trupin tënd të vdekur, a e sheh i thotë
Vallë si jetove ti në atë botë
Obligimet që duheshin vallë a i praktikove
Apo me gjynahe, jetën ti e cove

Ia falim namazin pasi e ngrejmë
Në varr e mbulojmë, ikim dhe e lëmë vetëm
Ah njeriun e shkretë, me dhe e mbulojmë
Pa dyshim të gjithë atje do të shkojmë

Vëllezër të dashur, të gjithë u po shkoni
Të gjithë ju po ikni, por mua mos më harroni
Ku është dashuria, që më parë kishit
Ku janë fjalët e ëmbla që ju flisnit

Babai im ku është, sa fort që më donte
Ku është dhe nëna që pa mua s'duronte
Një fëmijë të mos ishte, në derë do të dilte
Një natë të mos ishte, gjumë gjithë natën ajo s'kishte

Sa isha i gjallë, në jetën e shkuar
Me njerëz të mirë, rrija i nderuar
Në varrin e errët, ah ç'u futa unë
Trupin e kam të zhveshur, qefina kan unë

Asnjëri nga shokët si di hallet e mia
Si qenka kjo vdekja, se di njerëzia
Nga të gjithë të ligat na shpëto Ti Vetë
Në xhenetet e Tua na ndero përjetë.
__________________
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 12:53 pm

BISMIL-LAHIRR- RRAHMANIRR- RRAHIM


KUSHTUAR NENES BESIMTARE


"NENE", KY EMER ENIGME
QE KUDO ESHTE HARRUAR


POR JO, VALL-LLAHI TEK NE
ISLAMI GJITHMONE E KA KUJTUAR


DYNJAJA KETE EMER E POSHTERON
KU VEC NJEHERE NE VIT E KUJTON
KURSE NE JEMI URDHERUAR
PER CDO DITE NENEN ME KUJTUAR


I JAPIM HAKUN QE AJO MERITON
E DUAM DHE E RESPEKTOJME
AJO ESHTE ENA QE NA MBAJTI
AJO ESHTE SEBEPI QE NE SOTE JETOJME


NGRIHU, O NENE BESIMTARE
E TREGOI NDERIN QE TI KE
TREGOI RENDESINE KESAJ BOTE
SE SA E VLEFSHME PER NE TI JE


NUK ESHTE 7 APO 8 MARSI
LUMTURIA JOTE NE JETE
AS LULJA E KUQE QE TE DHUROHET
POR BESIMI YT I VERTETE


ISLAMI, KJO FE E BARAZISE
TE GJITHE BARAZPESHE PARA ZOTIT I VE
SEPSE ATA JANE SOTE TE GJALLE
E NESER DO T'I MBULOJE I NJEJTI DHE


O NENE BESIMTARE, O NENE
TI KRENARINE VEC NE ISLAM E GJEN
KRENARIA JOTE ESHTE NE CDO DITE
E JO NE 8 MARS QE NJEHERE NE VIT VJEN



NDAJ, O JU PABESIMTARE
MESOJENI NJEHERE E PERGJITHMONE
SE NENA ESHTE DHURATE E ZOTIT
E NE ZEMRA TONA AJO JETON


JO, AJO S'KA NEVOJE PER LULE
AS PER LAJKA, E AS PER MASHTRIME
PO JUA THEM EDHE NJEHERE, O NJEREZ
SE ISLAMI TEK ATO S'BEN DALLIME


ATO KERKOJNE PREJ NESH
RESPEKT, DASHURI E DINJITET
ATO JANE MARGARITARE TE CMUARA
KU NE HIXHABE E FSHEHIN BUKURINE E VERTETE


NUK KANE NEVOJE TE PISPILLOSEN
E TE ENDEN SI LOLO NEPER RRUGE
E AS TE SHITEN E TE BLIHEN
E AS TE BEHEN GAZI I BOTES NEPER BUZE


JA PRA, KJO ESHTE NENA BESIMTARE
SHEMBULL PER TE GJITHA GRATE
QE MBETET GJITHMONE E KUJTUAR
CDO SEKONDE, MINUTE, DITE E NATE.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Tue Aug 25, 2009 7:59 pm

E kur dielli fillon të skuqet në qiellin e lashtësisë




E kuqërremat e tij bien mbi kulmet e shtëpive




Dhe kur fëmijët dëgjohen duke vrapuar nga sokaku




Duke thirrur "kandila" e vrapuar për n'sofër për iftar




E sonte jemi gëzuar që rendin ia mësuam nga viti i kaluar




Këtij Ramazani të bekuar si të gjithë të tjerët




E për sivjet lodhjen e kemi liqe se të gjithë e dimë se është nxhehtë




Por zemrat tona janë të flladituna se me shpirtë i agjërojmë ditët e lirisë




Nga Shejtani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 26, 2009 2:41 pm

urime urime flor poezi shum emmir
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 26, 2009 7:57 pm

Kjo jete

Ne skena ardh por na kane sjell
Të rrime po sdeshem prap na mbajne
Dhe po svazhdume me Të të ecim
Është e pamundur të ia dalim mbanë.

Këndojm e qeshim dhe s’prekupohemi
Të vujmë e te qajm, kërkojm të harrojmë
Dhe, me shume pak, ne krejt marrohemi
Krijuesin tonë nuk e kujtojmë

Pa halle, me pare jeten e dona
Me ba qejf ne pa ja nda
Me vëlla e motër krejt largohena
Materialista tash jena ba

Sa pak, ne jeten me ba me e shtru
Na rritet mendja s’ka ku me shku
Dhe larg i shtyjme Din e Iman
Varfërojm zemrat prishim dynjan


Gjynahqar Zot ne mos mbetshim
Nën mëshirën tënde na streho
Se tani inshaAllah do të kujtohena
Ibadet ma shpesh Ty me të ba

Dhe po sdeshëm ne me ik
Vijne na marrin pa na pyt
Per jete tjeter c'fare me ba
La il-lahe il-lallah
Shehadetin ma shpesh me than


Pa na pyt na kane sjell
Do na marrin pa na vet
Në kët jet c'fare na kërkohet?!
Vec besimi I vërtet.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 24
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 26, 2009 8:15 pm

ALLAHU IM I MADH !



A mirë është për fenë islame një e tillë pabesi?
A mirë është për të famshmin besim një e tillë tradhti?
A mirë është këta dallkaukë të hyjnë në islam?
A mirë është të shajnë këta fe e Kur'an?

A mirë është shkollë e medrese të mbyllen, të humbin prore?
A mirë është të shuhet në këto anë drita diturore?
A mirë është këta besimtarë ta shohin me përbuzje fenë?
A mirë është të heshtin kur thonë se janë muslimanë?

Natën më të gjatë po jetojmë, o Zot ...
A prej sheriatit tënd u ndamë e copëtuam?
Ki mëshirë, o Zot, ramë e u shkatërruam
E, kështu, karshi botës, o Zot, u turpëruam!

Pejgamberit që i jep dorën kundërshtarit, pas i shkuam,
Allahut që thotë se është falës e mëshirues, i besuam;
Për nder të Resulit Tënd, nga fati i keq na shpëto Ti,
O drit' e së Vërtetës që n'horizonte e fshehur rri!

Këto net të gjata errësire, o Zot, të mbarojnë,
Të lindë, më në fund, dielli i ardhshëm, të ndriçojë!
Drit' e tij ta shkëlqejë çdo zemër të fesë sonë;
Na e mundëso këtë favor nga lartësia jote, o Zot!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 27, 2009 1:07 am

Dashuri mes të rinjve
Është dashuri personash
Dashuri për ideale
Është dashuri i llojit tjetër
Dashuri ndaj agjërimit
Është dashuri nga më të lartat
Të cilat robi i Zotit
I nënshtrohet një urdhëri
Agjëron për hir të Tij
Përballon urinë
Përballon etjen
Ndalon dashurinë brenda ditës
Vetëm për të arritur
Kënaqësinë e cila
Nuk ka zëvendësim
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 27, 2009 6:01 pm

Sikur të isha prej atyre
Që jetën jepin për të dashurin
E që në vështirësitë më të mëdha
Të jesh krahu i djathë i tij
E në ditët më të vështira
Të jesh mu pranë tij
Të isha prej atyre
Që zgjedhin rrugën që e plotëson
Të bëhesh prej sipërmarrësve
Për jetën tënde që e do
Për jetën e tjetrit
Të japësh gjithçka
Se është i rëndësishëm
Që nuk të bën për të qarë
Që ditën ta zgjatë e natën ta shkurton
Që natën ta zgjatë e ditën ta shkurton
Që dritën ta bën terr
Terrin ta bën dritë
Ah sikur të isha vetë i dyti
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 27, 2009 6:02 pm

Netët edhe më të bukura se ç‘po bëhen
Duke na dhënë bukurinë e tyre
Në kohën e ngrënies darkë
Pas një dite agjërimi
E po na thonë të bëjmë kujdes
Mos t’ia kënaqim barkun vetëm vetës
T’i ndihmojmë komshiut
E të behëmi pro të vertetës
Se në sofrat e iftarit
Janë të njëjtë të gjithë agjëruesit
Që shikohen nga prizmi i nderit
E rëndesa e qëllimit
Që do ta nxjerr para Zotit
E do ta fitojë shpërblimin
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 27, 2009 6:02 pm

Nga bregore të zemrës zbresin lotë të bardh
Stuhive të jetës përplasen damarët
Nga mëshira Hyjnore një sihariq ka ardhë
Ëndërr e amshuar për bonjaket

Sa dyerë në këtë botë mbyllurë rrinë
Në prehërin e e nënës presin urinë
Sa duarë dhe këmbë shtangur e mpirë
Lutje bëjnë të shtrira në errësirë

Po vjenë Ramazani Muaji i Mëshirës
Brof në këmbë, ngriten të mëdhenjë e të vegjël
Ata që nuk patën fatin e së mirës
Presin gëzimi ndoshta, po ua hap derën ?!

Ramazani, Ramazani, Ramazani vjenë na sjell sihariq
Kur rrimë të etur-uritur ua besojmë pronarëve
Atyre që etja-uria u është bërë rutinë
Në vetëmi luftojnë pa dalur në sokaqe
Ramazani ky Muaj i mëshirës, solidaritetit
Thërret me tërë fuqinë e Hyjnores
Të ndihmojmë bonjakun e të vobekëtin
Së paku këtë muaj të mbushet ajo sofër
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 27, 2009 6:03 pm

Kënaqësinë shpirtërore urdhorini e shijojeni




Në sofrat e begative me bereqerin e Zotit




Zoti për të mirat e Tij thotë: kërkoni




Në mëshirën e Tij, duke e derdhur lotin




Duke qarë nga kënaqësia e bereqetit




Të zbritur në sofrat e iftarit të Ramanzanit




Dhe po nga kënaqësia shpërthen të qeshurit




Se kaluam edhe këtë ditë pranë njëri tjetrit
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 28, 2009 12:30 am

Jemi 12 vllezër
Dhe kemi shumë vlera
Unë jam më i madhi
Unë jam RAMAZANI



Jam muaj I kur’anit
Edhe diturisë
Që zhduk errësirën
E sjellë mirësinë



Jam muaj I paqës
Edhe I mëshirës
Muaj I shëndetit
Edhe bereqetit



Jam muaj I mëkëmbjes
Edhe I fuqisë
Muaj I bashkimit
Edhe I shpëtimit



Jam muaj I zeqatit
Ndihmues I të ngratit
Jam muaj I durimit
Edhe I fitimit



Jam muaj I familjes
Muaj I respektit
Mburojë nga xhehenemi
Udhërrëfyes xhenneti



Jam muaj I syfyrit
Dhe muaj I iftarit
Unë jam knaqësia
E çdo besimtari.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 28, 2009 12:31 am

Në dyert e qiellit të parë,
I vetëm në këtë natë,
Sikur hiri i përplasur në mur,
Nga dallgët e detit Jon...

Të pres si heroin e pandashme e zemrës sime,
E jo si vjedharake ndjenjash në çdo skaj,
Me dashuri të helmuar,
Nga kafshatat e mirësisë...

Zemrën e kam të hapur, të çiltër,
Për të gjithë ato që më duan...

Atë e kam mbyllur me dry për ty
Jo pse unë dua,
Por sepse ti me detyron...

Ti ende nuk ke lindur,
Shpirti i dashurisë së çiltër,
Lejla e Mexhnunit të mjerë...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Sat Sep 05, 2009 8:51 am

Pse kështu njerëzit
E vështirsojmë jetën
E pastaj ankohen në kohën
E jo në vetveten

All-llahu thotë
Mos e shajë kohën
Se koha jamë Unë
Mos e ngarko veten
Me barrë që smund

Njeriu ska besim në vetvete
Është bërë laik
Me gjëra të kota
Mundohet nga vetja të hik

Rrespekti ka humb
Në përgjithësi
Më shum ka vlerë kafsha
Se sa një njeri

Prindërit nuk emrohen si duhet
I biri uthotë plaku e plaka
Keni frikë All-llahun
Thuaj Nëna ,Nëna,Nëna e Baba

Mos u habitni kur dimrit
Dëgjoni bubullimën
E në mesin e verës
Ndërrohet koha na bëhet dimër

Kjo ndodhë dhe ka ngjarë
I huaji emërohet vëlla
Vëllau llogaritet shkja
E huaja thirret motër
E për motrën vend nuk ka

Pse kështu?

Përgjigja është evidente
E shohim por e refuzojmë
E vërteta na dhemb
Dhe nuk e pranojmë

Largohemi nga e vërteta
Të kotës I bëjmë nderë
Besimi gati është zhdukur
Morali nuk ka vlerë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 4 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Forumi Islam-
Kërce tek: