ForumPortalPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi
kemi kaluar ne www.ofm-albanian.tk` BYE BYE [ D H G ]


Share | 
 

 Poezi Islame

Shko poshtë 
Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next
AutoriMesazh
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:30 am

Kush mund ta thotë atë mrekulli
Me fjalët e botës që po kalon
Kush mund ta këndoj atë lavdi
Me nota të përherëshme të parajsës
Kush mund ta pikturoj atë bukuri vizëlluese
Mbi të gjitha manifestime
Kush mund ta krahasoj atë shkëlqim
Në mesin e të gjitha krijesave

Dhe retë që bën hije flladitëse
Dhe prifti I cili e puthi atë vulë
Dhe devetë të udhëhequra nga tregëtia jote
Dhe hëna e ndarë me vullnetin e Tij
Ka miliarda zemra që ndërtuan foletë e tyre
Ka miliarda shpirtëra që gjëten pushimin e tyre
Me veprat e tua që ushqejnë besimin tonë
Me emrin tënd që shëron grykësinë tonë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:30 am

Neve na janë prerë dy masa shpirti
Të palohen në trupin që po e ngasim
Lartësia e dhimbjes dhe klithmës
Është e njëjtë si tek mashkulli ashtu
Edhe tek femra dhe ajo është pa gjini
Si jeta
Gjuha sërish bëhet nyje e s’mund ta
Thotë sa kushton një jetë vuajtjeje
Për dashurinë e cila nuk ka gjini
Si jeta


Ne kemi hemoglobinën blu sepse duam
Ta themi këngën e palloit e të pushojmë
Në zemrat të cilat nuk kanë gjini
Si jeta
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:31 am

Tona harfet e kaninatit
Mësova me qejf ja Allah
Tona noktat i rendita
Xherdanin bona për Havën teme
Ta rendoj me secillën nyje
Ta puth me ton kyvetin e mashkullit
Ta shëroj plagën e moçme t’insonit
Të belbzoj tue përmend emnin
E saj qi m’hap bab-in esrar
Me e shtrydh kalbin tem
Musht dashnie me prodhue
Me mush kupa prej lale
E me pi derisa orës i thyhen akrepat
Derisa dielli ulet e hana çohet
Derisa bohem fani dhe s’d
iA jam apo nuk...
Fryma e Tina veç puhi n’tokë
Apo veç ni syret xheneti
Mushur me dashni.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:32 am

Si kisha mbet pa e dit deri tash,
Të jetosh mirë është të kesh arkadash,
Kur tek ai prehesh për mir' e për keq,
Kur s'mund të't bëj' dysh as kodër, as dreq!

Mik është ai që të thërret në gosti,
Që të rri për krahu në luftë e liri!
Ai ta ban gajlen, kur ti vetë s'e ban,
Kur të përlloç jeta, ai të merr të lan!

Pa pritur nga njerëzit dëgjova një fjalë,
Se mikut tim të dashur i bëheshka sual,
Ç'e ke atë për t'cilin deshe t'japësh jetë?
Ai është i prishur, s'bën as sa një fletë!

Kush je ti, mor ujk, që flet si i marrë?
M'i tha miku njeriut me pështymë në ballë.
Unë jam, tha, njeri që di sene shumë,
Sa t'liga ka yti mik, s'ka ujë asnjë lumë!

Çelu tokë të hyj, më përpij menjëherë,
Nga erdhi ky pis, e më bëri vrer?!
Në mesin e ditës kërkoja fener,
S'më binte në vete as shi, e as erë!

Dale, thashë, o mik, qetësohu një herë,
Nuk rashë i tëri pse më erdhi një ferrë!
Çështja do soditur, pak e nga pak,
Dhe kjo do t'i mbesë ndonjë të urti plak!

Ajo ditë pranvere në terr u shndërrua,
Për mua u ndje miku, si qeni në përrua.
Atë që ma bënë, s'e bën as magjistare grua,
Pati menduar kështu, kur Aishja u lëshua!

Pse shpife o i qelbur, turp le të't vij',
A harrove melekun Surit kur t'i fryej'?
Të ardhtë çdo krijesë, plak e çilimij,
Në mes të surratit, prore të't pështyj'!
Në mes të surratit, prore të't pështyj'!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:32 am

Mona është mbarsur nga jashtë
Mban katër fryte femrore
Mes gëzimit të sajë dhe Viktorit qëndron
Në të zeza mbeshtjellur
Me rrudha në fytyrë
Trupkërrusur Frika
Që mbolli farë gjembore
Në truallin prej humusi
Eshtrash të thyer të shpresave virgjine
Ajo frikë ka nga mjeku
Një vrasës embrionesh
Dhe gëlltit lotët e ngurtësuar si gurë gocani
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:33 am

Zemra sot po flet
Po pyet se ku mbete
Trembet se ku ke shkuar
Pse djalin e ke lënduar
Pse je larguar
Pse pa lamtumirë ke shkuar
Shpirti sot po qanë
Zemra po pëlcet
Pse ti ike moj e bukur
Kurrë s’ke për t’u harruar
Pres të të takoj një ditë
Errësirën të ma bësh me dritë
Të them një fjalë
Të dua se të kam përmallë
Po të takoja një ditë në rrugë
Do të them se qenkam çmendur
Të vdekurit nuk takohen këtu
Por në botën tjetër
Të lutem o Zot
Ta takoj në amshim
Në mes hyrive
Ajo të më bëjë dritë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 10:34 am

Koha lozi qetësisht
Në mbretërinë e dëshpërimit
Në jetën e fjalosjeve
Ditët bëhen mëkat
Mure të vetmisë
Turpi botës që të zë
Nga zhurma oqeanit
lindi një filiz
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
leoneta
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1018
Join date : 12/07/2009
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Wed Aug 19, 2009 11:41 pm

oo DRIN bravo shum poezi te mira ZOTI te shperbleft
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 25
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 20, 2009 11:27 am

Per Pejgamberin Muhamed a.s


Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.

Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.

Kur arrite te dyzetat
Dihet mire se cfare ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi

Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.

Me pas shume u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.

Ne medine u vendose
Nje xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove

Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove

Bere njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bere ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.

I tregove mbare botes
Se nje i bardhe dhe nje i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perveq se ne devotshmeri.

Nuk ndertove gradaqela
As organe te pajtimit
Por ndetove per te tere
Ndertesen e bukur te besimit.


Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne diten e gjykimit.


Keshtjella qe ti ndertove
Nuk eshte prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 20, 2009 9:47 pm

O ZOTI im ndriqoma jeten


O ZOTI im ndriqoj rruget e mija
pastroje zemren time dhe
falmi mekatet

TI je krijues ti je furnizues
ti mundesh qe te mbin qdo kokerr
ti do te me rinhjallesh dhe
ne diten e gjykimit do te me meshirosh
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 20, 2009 9:51 pm

per kit muaj esht kjo poezi lexone

MUAJI I RAMAZANIT

NE zemren time besimtare ekziston shenja
forca ime agjerimi dhe namazi
ALLAHU im i lartesuar me ruan mua
kurse agjerimi ma rrit mirsin .

I KEMI kaluar qastet me te lumtura
kurse ter ky muj esht bereqet gjat
dites kemi agjeruar .

DHE me fytyr zgjuar e kemi plotesuar
falenderimi i qoft ALLAHUT duke e permendur
dhe duke ber dua .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 20, 2009 9:52 pm

ZOT te falenderoj

ZOTI I madh te qofsha fal
bab e nan qe mi ke fal
te lutem me i rujt e me i fal
se i kam si syt ne ball

ZOTI i madh te qofsha lavdu
babe e nene qe mi ka fal mu
nat e dit me ju ndihmu
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Thu Aug 20, 2009 9:54 pm

O ZOTI IM

ZOTI im ti qe pranon lutjete
na e ben ket dit te lumtur me begati
te shumkta nga ti
ndriqoma arsyen dhe zemren time
ne dituri te dobishme .
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Enndriti
V.I.P
V.I.P
avatar

Posts : 545
Join date : 04/08/2009
Location : Te TherrAt e ima

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 9:52 am

bravoo bre donaa....poezite e mira i paskee
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 10:29 am

aii ska e shihni edhe pak qyhs kom me i shkru poezit edhe ma te mira shpresoj qe ju pelqejn hehhe krejtve kush e lexon
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 11:10 am

Tani gjendem në një mjedis,
vështroj të gjejë të vërtetën,
nuk dua më të më bëzdis,
tani dua të jem vetëm!

Kjo Jetë për mua është ferr
Flak që nuk digjet
E shohë në këtë sketerr
Por, ëndërra nuk më fiket !

Edhe nëse tundem ,
zvarritem dhe fundosem
Por kot e keni sepse nuk merakosem

E rrethuar me ziliqar
Më të etur, dhe tradhëtar
Fillon të më dhemb zemra
Stop ,tani më thot mendja.

Mua më mos më kerkoni ,
Sepse tani kam vendosur
Mos më gjykoni,
Edhe nëse jam e varrosur!

Ju lutem, te me faleni,
Kjo jetë është vetëm sprovimi im
E dua dhe e dëshiroj hixhabin
Sepse e adhuroj përjetësinë

e shkruar nga dona ..
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
gent
SUPER MODERATOR
SUPER MODERATOR
avatar

Posts : 1183
Join date : 16/07/2009
Age : 25
Location : Podujeva

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 11:13 am

bravo?
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 11:22 am

flm flm he
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 1:11 pm

Në Ramazan



Mbylli portat e mërisë sate


Dhe trokit në dyert e mëshirës dhe dashurisë


Mëshiroje të afërmin, duaje të largëtin


Në fushën e mëkateve mbill trëndafila


ndërsa tokën e zezë të shpirtit shkatërroje



Në Ramazan



Përshëndete zemrën tënde


Buzëqeshi vetes sate


Pajtohu me vetveten


Liroji pengjet e pikëllimit


dhe brengave mësojua fluturimin larg teje



Në Ramazan



Mblidhe veten


Bashko pjesët tua të shkapërderdhura


Afrohu tek ëndrrat e tua të largëta


Zbulo thesaret e brendësisë sate


dhe diskualifikoje shpirtin shtytës për në të keqen





Në Ramazan



Përpiqu sa të mundesh


Pastroje zemrën para trupit


Gjuhen para duarve


Tentativat e tyre për prishjen e agjërimit tënd zhduki, dhe


Ke kujdes të jesh prej atyre që "shpërblim" të


agjërimit kanë urinë dhe etjen.



Në Ramazan



Nxito kah të mirat


Shmangiu të keqes


Bëhu bamirës, dhe


Iki përgojimit që të mos bësh iftar me mishin e vëllait


tënd të vdekur...



Në Ramazan



Iki supozimeve


Mos shqetëso ata që të shqetësuan ty


Mos bë padrejtësi ngase ajo kushton shumë në Botën e


Amshuar



Në Ramazan



Shkruajua nga një letër keqardhje atyre që lejnë në


ndërgjegjen tënde,


Atyre që të shqetësojnë në gjumë dhe që mbjellin


plagët e tyre në gjelbërimin e memories tënde, dhe


këtë për shkak të ndjenjës sate se ti një ditë iu


ke shkaktuar dhimbje...



Në Ramazan




Hape zemrën tënde të mbyllur me çelësa të


tolerancës


Trokiti dyert në mes teje dhe tyre


Saksitë e luleve vendosi në prag të tyre


Kurse zonat mes teje e tyre mbaji përherë të bardha



Në Ramazan



Përkujtoji ata që përjetuan Ramazanin


Ndërsa tani janë "in memoriam"


Duke lënë pas vetes kujtime të hidhura


Dhe sa herë kalon pranë (varreve të) tyre apo memoria t'i


kujton, vetëm sa mbushesh pikëllim



Në Ramazan



Dialogo me veten tënde shumë


Udhëto në thellësitë tua


Hulumto për vetveten


Kërkoji ndjesë apo ndihmoji të kërkon ndjesë...



Në Ramazan



Kujtimet e hidhura shlyeji sa të mundesh


Mos hulumto për plagët e tradhtisë në shpinën tënde


Mos numëro dështimet tua me ta


Mos e burgos veten në qelinë e dhimbjeve


Mos e dëno veten me kamxhik të keqardhjes


Kërko falje për ata që të tradhtuan, të humbën, të


devijuan, të mashtruan, të mbytën, të përgojuan ndërsa


vitet e gjata nuk arritën dot të ndërmjetësojnë.



Në Ramazan



Mbylli sytë që të arrish madhësinë e begatisë sëshikimit;


Që të përkujtosh varrin, errësirën, vrazhdësinë dhe


dënimin e tij;


Që të përkujtosh të dashurit që shkuan e pas vetes


lanë pikëllime sa është gjatë toka dhe plagë sa


është gjerë qielli;


Që të përkujtosh të kaluarat e hidhura që të mbysin saherë t'i kujtosh;


Që të përkujtosh çastet e lumtura, gjelbërimin e të


cilave e kapërdiu pikëllimi..., dhe


Nëse nuk mund të qashë atëherë shtiru se qanë ndoshta


Allahu i Madhëruar të fal ty dhe ata!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 6:34 pm

Më thërret shpirti për shpëtim, më thërret


Lëshon klithma me nxitim se diq e vret


Po derdh lotët vrerë mbi gjoks e po bëzanë


Po vërshon me lot mëkatet porsi det


Më thërret edhe një thirrës në shpëtim


O kërkues i së mirës, eja pranë


Merr nga pellgu im deri në agim


Se nga Zoti yt sot ke shpërblim...



Kur nuk ndjehesh mire

E te shtrengon gjoksi

Te mpihet trupi e behesh i pandjeshem


Nuk njeh aske e nuk don te njoh askush
Ben vizite mjeksore
Viziton psikologun
E prap nuk ndjehesh mire
Te gjithe e din se prap kerkon ndihme
Llojet e ndihmave jane te shumta
Por vetem njera eshte deshiruara

Ndihma nga Zoti yt
Eshte ajo ndihme te cilen e kerkon
T'i nenshtrohesh sinqerisht Atij
Vertete mbi ty ka zbritur meshire
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
donaa
PrincesS
PrincesS
avatar

Posts : 1371
Join date : 11/08/2009

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Fri Aug 21, 2009 6:41 pm

Kush e Krijoi botën me gjithe këte bukuri,
Kush ja dha natyrës, gjithe këte hijeshi,
Kush Krijoi njeriun, veshët edhe sytë,
Kush vetëm Një Zot, që nuk ka të dytë.

Ngjyrën trëndafilit, vallë e kush ja dha,
me aromë aq t'kendshme vallë e kush e mba,
Kush veçoi njeriun, përmbi çdo gjë tjetër,
Kush, vetëm Një Zot, që nuk ka shok tjetër.

Natyrën e vdekur, vallë e kush e ngjall,
Pranverën pas dimrit, kush e ben me ardh,
Kush ringjall njeriun, pasi eshte bere tokë,
Kush vetëm Një Zot, që s'ka tjeter shok.

Kush na e jep shiun që tokën gjelbron,
kush e krijoi hënën që motet i ndrron,
Zogjte që fluturojnë qiellit, vallë e kush i mba
Kush vetëm Një Zot, që shok tjetër s'ka.

Njeriut që mendon, me dyshim s'i mbetë,
Zoti i ka dhënë mendjen, le të gjykojë vetë,
Parajsa dhe ferri na presin n'at jetë
Ç`ka të bësh këtu, atje ke me e gjetë
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Sat Aug 22, 2009 11:15 am

O All-llah i madhëruar


Këtë muaj e shenjtëruat,


Këtë muaj e bekuat


Kur'an-in shpjegues,


Mëshirues, shqarues,


Vulës së profetëve


Ja shpallët,


ja zbuluat…


O All-llah i madhëruar


Këtë muaj të bekuar


E caktuat për të agjëruar,


Për ta shtuar adhurimin


Për ta fituar shpërblimin…


O All-llah i madhëruar


Dyert e mirësisë


Dyert e begatisë


I keni hapur


Në këtë muaj


Për shërbestarët Tuaj…


O All-llah i madhëruar


Në këtë muaj të bekuar


Të lutëm më dhuroni:


Një gjuhë që të përmend,


Një mendje që të përkujton,


Një zemër që të dashuron,


Një besim të vërtetë


Në të dërguarin Tënd,


Të lavdëruarin: Muhammed…


O All-llah i madhëruar,


Emri Yt qoftë i lavdëruar,


Që e bëre muajin Ramazan


Udhëzues, shërues, garues,


Që të fitojmë


Që të shpëtojmë…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Sat Aug 22, 2009 11:17 am

Fillon zgjimi. Leviz populli. Mendimi ekspozohet ne leter. Eshte tetor - rebiul - ahir. Eshte viti 1991 -1412. Eshte Shkup ne lagjen… Dhe eshte jete. JETE! Per nje dite me te bukur dhe me te lumtur.



Zgjimi dhe populli levizin ne vete. Nje nate dhe vetem nje nate fatbardhesia gezon njeriun. Ne naten e Kadrit pat gezuar edhe shpirtin. Zgjoi impulsin e besnikut te paluhatshem, e pastaj ky pergezoi zemrat e njerezve te beses se dhene. M'u atje larte, ne qiell…! Ti, o njeri: "Perkujto kur Zoti yt nxori nga shpina e bijve te Ademit pasardhesit e tyre dhe beri deshmues te vetes se tyre (duke thene): "A nuk jam Zoti juaj?" Ata thane:"PO, DESHMUAM!" Te mos thoni ne diten e kijametit:"Ne nga ky (deshmim) ishim te panjohur" (El- A'raf, 7)



Cka eshte ajo fuqi qe e nxiti njeriun te thote:"PO, DESHMUAM!" Cfare eshte ajo bote e deshmise? Rreth te pares ka mendime te ndryshme. Disa jane te mendimit se nga palca e kurrizit te Ademit, Zoti nxori te gjithe pasardhesit e tij qe ishin si grimca atomi dhe mori zotimin e besimit. Te tjeret jane te mendimit se i pergatiti me te menduar e te kuptuar, ua parashtroi faktet mbi ate se Ai eshte i vetmi krijues, e kjo do te thote sikur t'ua kishte prezentuar Veten dhe sikur ata te kishin vertetuar." (shih:"Kurani perkthim me komentim" fq. 237)



Kurse bota e deshmise eshte:



Vetem e para dhe e fundit

Pamedyshje, vetem ajo ne Gjithesi

Bote ne forme te spirales

Ne hapesirat e amshueshmerise

Pas reflektimit te jetes ne toke

Edhe nje here…

Nga thellesia e shpirtrave

Cuditerisht do te shpertheje zeri:

"PO, DESHMUAM!"



Dhe, ja ketu eshte e tera… Ajo qe eshte thene ne Kur'an si pergjigje e te pares:"Te mos thoni ne diten e gjykimit: Ne nga ky (deshmim) ishim te panjohur". Pra, ka ringjallje, ka llogari, ka xhennet e ka xhehennem. Ka Zot te gjithesise!



"Kur'an-i perkthim me komentim" nga H. Sherif Ahmeti. Klithme per deshmi. Frymemarrja e njeriut nen qiellin e tymosur, nen qiellin e ushtimes, nen qiellin e paster te deshmise. Ngritja e njeriut mbi token e pergjakur, mbi llocin e kuq, mbi dheun arberor. Neperka qe do te rrenohet, qe do te pesoje, qe do t'i perngjaj nje coftire. Neperka nuk ka vend ketu, nuk ka pritje nuk ka asgje pertej nje grusht dheu, pertej nje varri. Cajupi kendonte:"ketu, neperke, vend s'ke ti…" "Pra, shovenet le te pecasin si kripa, se: kurren e kurres Kosovaret nuk mashtrohen me perralla - |keshtu ligjeronte Jusuf Gervalla. Nga ilegali shkepusim keto fjale:"Kesaj toke si ka mbetur askush kurre borxh, le te keqyren shtresat e saj, perplot kafka jane, nje vendase ne dhjete te huaja, qe kishin ardhur per te mos u shporr kurre, por ja qe ose kane kafshuar dheun tone ose kane shkuar me bishtin nder kembe, te mundur, te felliqur e te poshtruar".



Po, o shovene, dine mire se krisma e prangave "PO, DESHMUAM!" dhe zeri i drejtesise qe ushton pertej alpeve e pertej oqeanit, nje here e pergjithmone, do te zhdukin qelbesirat e genjeshtrave, mexhliset ku mblidhen viruset, morrat, dhe coftirat me fjale te shpirtrave te vdekur, shpirtrave te peshtyme nga cdo njeri i bese se dhene "PO, DESHMUAM!"



S'ka dyshim se, NJE DITE..! Do te vije zgjimi qe s'do erresiren as per vete e as per popullin. Me vahjin-shpalljen e Zotit do ta ndrite: edhe Kosoven. Dhe kur te mendojme pak, Madheria e Tij eshte e madhe, dhe do te na nxjerr nga ankthi i shtanguar - roberia shekullore.



Mendimi si pasqyre, si njohje e vetes, si veshtrim i gjithesise, tokes dhe jetes ku lind e vdes trupi, ku krijohet e rrenohet arti. E ne Kosove… Syte (bebezat e syrit) po shohin driten dhe erresiren, te miren dhe te keqen, durimin dhe dhembjen, shpresen dhe krenarine. Goja po pertyp buken e gryket. Buzet po freskohen nga aroma e lageshtise se gajthit qe forcon shqipe te reja per te nesermen me te bukur dhe me te lumtur.



"Ore te liga" - thane per popullin tone. Une them: kohet e namazit, oret, ditet, muajt, vitet dhe jeta jone ne pergjithesi, pas nje viti, ka per te treguar jo vetem bukurine e nenqiellit tone, por edhe bukurine e te gjithe atyre qe kerkojne liri e demokraci per popujt e tyre. Ne, pra, jemi ne prag te BASHKIMIT, e jo ne ore te liga.



SYTE SHOHIN, MENDJA PERCEPTON, DORA SHKRUAN PER KETE ZGJIM, PER KETO ZEMRA, PER NJE JETE QE ESHTE NE TETORIN - REBIUL-AHIR 1991-1412. NE SHKUP (ne lagjen "Dizhonska"). Tash ku jeni
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Sat Aug 22, 2009 11:21 am

Të shtrira e ngrira fytyrat e d'lira
Në netët e mira kuptojnë q'është mëshira
Në netët e fundme të të madhit muej
Të afërm jan vëllezërit e nuk jan të huej

Xhamitë gjallërohen plot me besimtarë
Që shkojnë e shërojnë zemërën e vrarë
Zemërën e vdekur ngjallin me dua
Në safat e gjatë nuk ka ma sevda...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
FLo0rI
Administrator
Administrator
avatar

Posts : 4764
Join date : 09/07/2009
Age : 23
Location : n'Anfield Road
Hobi Hobi : Nxenes/Futboll

MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   Sat Aug 22, 2009 11:21 am

O ALLAH

Shihe dynjan se si po shkaterrohet,
shihe vellane se si po mashtrohet,
shihe rinine qe po devijone,
shihe evladin qe nuk na ndegjon.
na shih te gjitheve!!! O Zot, ku jemi....
kemi harruar obligmet qe i kemi!!!
Pasha All-llahun nuk jemi ne rruge te mire
All-llahu per ne paste meshire.
O All-llah te lutem na ndihmo,
popullin tone na e udhezo.
Meshiren Tende mbi ne lesho
Punet e shejtanit na i largo.
Na mbroj nga armiku i perbetuar,
mos i lejo hapesire me ne per te manipuluar.
E di qe kemi sporva, dhe duhet sprovuar.
te lutem o All-llah na bej te fituar.
Te lutem na ndihmo sprovat ti kalojme
te lutem na ndihmo boten tjeter ta fitojme
te shkojme nga kjo bote si besimtare te mire.
O ALL-LLAH, TE LUTEM PER MESHIRE...
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
Sponsored content




MesazhTitulli: Re: Poezi Islame   

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Poezi Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 2 e 5Shko tek faqja : Previous  1, 2, 3, 4, 5  Next

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: Kultura Shqiptare :: Forumi Islam-
Kërce tek: